• |
ide | kryesore

(VIDEO) Sherr me thika mes dy të moshuarve në një lokal të Vlorës, plagoset rëndë njëri prej tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr me thika mes dy të moshuarve  ka ndodhur këtë paradite në Vlorë. Sherri ka ndodhur në një lokal të qytetit bregdetar në rrugën Transballkanike.

Sherri dyshohet se ka ndodhur për çështje pronësie, pasi dy të moshuarit debatonin shpesh për një pronë në zonë.

I plagosur mbeti Muço Malaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *