• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në Kodër Rrëshen/ 5 milionë lekë kush jep informacion për autorin

Arkiva, Lajme, Të fundit

RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet masive për kapjen e autorit të krimit të dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Mirditën.

Policia vë në dispozicion 5 milionë lekë, për secilin që jep informacione për autorin e vrasjes së Esmeralda dhe Vledison Filopatit (motër e vella).

Ditën e djeshme Fatmir Kolecaj vrau ish- nusen e tij  Esmeralda Filopatin dhe vëllain e saj Vledison Filopatin në banesën e këtyre të fundit.

NJOFTIMI I POLICISË 

Vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu