Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit ka prekur opinionin publik duke u bërë krimi i dytë në familje brenda më pak se 24 orëve. Ruzhdi Tasuni 63 vjeç qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, 58-vjeçaren Hajdijen. Autori ka deklaruar në polici se rreth 2 muaj më parë është paraqitur në një zyrë avokatie për të proceduar me divorcin pasi raporti bashkëshortor mes tyre nuk ishte më i mirë.
Gjatë kësaj periudhe situata tyre ka qenë e tensionuar. Ditën e sotme në debat e sipër, autori ka mbyllur dyqanin duke marrë një levë dhe duke e qëlluar bashkëshorten për vdekje. I pyetur nga policia sesa herë e ka qëlluar, ai deklaron se nuk mban mend, çdo gjë është bërë në gjakftohtësi. Më pas ka njoftuar vet policinë për të ardhur në vendngjarje.