• |
ide | kryesore

Zbulohen fjalët e fundit që John F. Kennedy tha 1 sekondë para së të vritej

Dossier



Historia e dashurisë midis John F. Kennedy dhe gruas së tij, Jackie, ishte larg nga e përsosura, por ajo mori fund tragjikisht në vitin 1963 nga plumbi i një snajperi. Megjithatë, ajo mbetet si një nga romancat e mëdha të Amerikës, të dokumentuara në foto të ëmbla dhe nostalgjike. Dhe një arsye për këtë mund të jetë mënyra se si kaluan momentet e fundit dhe epilogu i tyre.

Më 22 nëntor 1963, Presidenti John F. Kennedy ishte ulur përkrah gruas së tij të veshur me shije me një kostum rozë të Chanel dhe kapelë me shirita dhe me një tufë me trëndafila të kuq që i ishin dhuruar nga fansat. Ata ishin ulur në sediljen e pasme të një makine sedan Lincoln Continental të vitit 1961 së bashku me John Connally, Guvernatorin e Teksasit dhe gruan e tij, Nellie. Jackie po përshëndeste turmën që ishte mbledhur për të parë makinën presidenciale nëpër rrugët e Dallas.

Dhe pastaj erdhi momenti i konfuzionit të plotë. Ndërsa eskorta kaloi Magazinën e Librit Shkollor të Teksasit në Rrugën Elm, një zhurmë e fortë – si një fishekzjarr – u dëgjua në ajër.

Presidenti Kennedy u pa duke rënë përpara. Jackie vuri krahët rreth tij. Pastaj një tjetër zhurmë e fortë dhe Jackie papritur u zvarrit në bagazhin e Lincoln. Ajo dukej se po merrte diçka.

“Pamja në fytyrën e burrit të saj pasi ai u qëllua do ta ndiqte Jackie për pjesën tjetër të jetës së saj”, – thotë Christopher Anderson në librin “Viti Final i Jack me Jackie”. Fjalët e fundit që tha ajo për të ishin: “Unë të dua, Jack. Unë të dua”. Jackie e kujtoi atë situatë pak më ndryshe në një intervistë të vitit 1963, siç raportohet nga Neë York Daily News. Gjatë gjithë rrugës për në Spitalin Parkland, ku Presidenti Kennedy përfundimisht do të deklarohej i vdekur ajo u përkul duke e pyetur: “Jack, Jack, a mund të më dëgjosh? Unë të dua.”

Ndërsa fjalët e fundit të Jack Kennedy për gruan e tij prej 10 vjetësh ishin natyrisht të tjera. Ai nuk kishte asnjë mënyrë të dinte se çfarë do të ndodhte. Për shumë kohë është raportuar se fjalët e fundit të Jack ishin, “Zoti im, unë jam goditur”, por mjekët kanë thënë që kjo ishte e pamundur për shkak të dëmtimeve të Jack. Epo, historianët tani kanë sqaruar se fjalët e fundit që Jack foli para goditjes fatale ishin: “Jo, sigurisht që nuk mundesh.”

“Jo, sigurisht që nuk mundesh?”

Ai po bisedonte në makinë me ata që e shoqëronin. “Ju me siguri nuk mund të thoni që njerëzit e Dallas nuk ju kanë dhënë një mirëseardhje të këndshme,” – i kishte thënë bashkëshortja e Guvernatorit të Teksasit sapo kishte vënë re turmën e madhe që e adhuronte.

“Jo, ju me siguri nuk mundeni,” u përgjigj Jack, milisekonda para se të goditej nga plumbi i armës së Lee Harvey Oswald. Presidenti ishte akoma gjallë kur u dërgua në spital më pak se 10 minuta më vonë.

Në spital, kur Ladybird Johnson e pyeti Jackie nëse ajo dëshironte të ndryshonte nga kostumin e gjakosur, Jackie nuk pranoi, duke thënë: “Unë dua që ata të shohin se çfarë i kanë bërë Xhekut”.

John F. Kennedy kurrë nuk foli një fjalë tjetër pas asaj dite fatale, por shumë gjëra që ai tha gjatë jetës së tij mbeten ende dhe janë dhe tepër frymëzuese. ©Përktheu LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *