• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Heqja e taksës ndaj Serbisë fillon më 15 mars

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjte se “gjatë javës së ardhshme, qeveria e Kosovës merr vendim që nga data 15 mars e këtij viti të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të zotohet se do t’i jap fund fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të fillojë heqjen e barrierave tregtare jo tarifore ndaj Kosovës.

Nëse pala serbe dëshmon përkushtim për këtë atëherë qeveria e Kosovës do të heq tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja./VOA



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *