• |
ide | kryesore

Ankesa për performancën e Shakirës dhe Jlo në Super Bowl

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez dhe Shakira elektrizuan skenën e Super Bowl Halftime Show, por jo të gjithë qenë të lumtur me performancën e tyre.

Të paktën jo 1312 amerikanë, të cilët u ankuan te FCC, agjenci e pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kontrollon komunikimet në radio e televizion kudo në SHBA.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ankesat erdhën nga prindërit, të cilët theksuan se fëmijët e tyre u ekspozuan në një “shfaqje porno”. Gati gjysma e tyre përmendi pole dancing (kërcim në tub) të Jennifer Lopez. “Më duhej t’i dërgoja fëmijët e mi në dhomë që të mos shihnin çfarë iu ofrua,” shkroi dikush. Sipas prindërve, shfaqja kishte përmbajtje seksuale.

Të tjera ankesa përmendën lëvizjen #MeToo, që mbron të drejtat e grave, por ndërkohë nga ana tjetër “gratë shesin si vlerë seksualitetin e tyre”. Pjesa dërrmuese e atyre që u ankuan e konsideron shfaqjen e këngëtareve latine si “të neveritshme” dhe thekson se do të bojkotojnë Super Bowl.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *