• |
ide | kryesore

“Ankesat ndaj arbitrave nuk janë në rolin e humbësit”: Rama i kujton Tiranës vitet e humbjeve

Sport



Partizani është gati të ringrihet në këmbë pas zhgënjimit të pësuar me Bylis, ku protagonistë u bënë gabimet arbitrale. Derbi nuk të jep kohë të reflektosh sepse skuadra duhet të rikthejë supremacinë e dëshmuar përpara humbjes së parë pas 5 vite e gjysëm. Është i bindur për këtë drejtori I përgjithshëm I Partizanit Olsi Rama, që ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes, piëkrisht për ti dhënë mbështetjen skuadrës në vigjilje të përplasjes me Tiranën. “Mbaj mend vetëm një ndeshje të Kupës, që ne ishim në kategoritë inferiore dhe na kanë mbështetur së tepërmi tifozët. Mbas gjashtë vitesh u thye kjo tabuja. Ekipi tashmë e ka kuptuar rrugën që do ta ndjekë me trajnerin e ri. Ndeshjet derbi nuk kanë nevojë për t’iu dhënë moral lojtarëve, pasi lojtarët motiovohen vetë” ka thënë ai.

Nuk mund të mos ndalet tek gjykimi, në kohën kur kundër Bylis, në ndeshjen e fundit të kampionatit, të kuqtë u dënuan me një gol të anulluar e një gol fantazëm që ndaloi skuadrën e Sormanit të shkonte në fitoren e pestë radhazi: “Unë i ankohem arbitrave aq sa i ankohem lojtarëve të mi kur gabojnë – theksoi Rama -. Pavarësisht dy episodeve të pafata që ndodhën në atë ndeshje, ne e kishim në dorë që ta mbyllnim dhe ta fitonim. Partizani është klub i madh edhe në kuadrin e ankesave janë për shtytjen e garës sportive. Nuk janë ankesa në rolin e një humbësi, pasi nuk e kemi zakon”.

Në fund edhe një cështje, që më tepër se për derbin, lidhet me politikat e klubit. Rikthimi në skuadër i Esad Malës është një sinjal reflektimi për të ardhmen, sepse në derbi vështirë se lojtari do të jetë në fushë. “Situata e Malës është një situatë e krijuar si pasojë e politikës së klubit për të investuar te lojtarët e rinj. Qëlloi që ishte Mala, por mund të ishte çdo lojtar tjetër. Duke parë vlerat e tij si lojtar dhe si person, vendosëm që ta riintegronim në ekipin e parë që të shfaqë githçka dhe të kontribuojë për Partizanin. Bashkëpunimi nuk është vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen” përfundoi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *