• |
ide | kryesore

“Atë që nuk e vuaja si futbollist, po e vuaj si president”: Ronaldo tallet me punën e tij të re

Sport



“Atë që nuk e vuaja si futbollist, po e vuaj si menaxher”. Ta dëgjosh nga një si Ronaldo, që vuajtje në karrierë për shkak të dëmtimit të rëndë në gju ka patur shumë, kjo frazë merr natyrisht vlerë tjetër. Presidenti aktual i Real Valladolid, po kryen një punë të shkëlqyer edhe si drejtues, në momentin që ndodhet në drejtimin e një skuadre vërtetë të vogël, por që po i jep kënaqësi në La Liga me performancat e skuadrës.

Në mikrofonët e jovempan, Fenomeni brazilian ka bërë humor me punën e tij të re: “Atë që nuk e vuaja si futbollist, po e vuaj si menaxher. Ëndërrojmë shumë, ky është një qytet me 350 mijë banorë, por kemi përgjegjësi të mëdha. Në fund të sezonit të kaluar, shkova me pushime e të gjithë vlerat i kisha të larta: kolesterol, presionin e gjakut. Kam vuajtur shumë dhe nuk e prisja kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *