Britney Spears ka publikuar një video disi të frikshme në Instagram, ku tregon momentin kur ka thyer këmbën gjatë një kërcimi.
Këngëtarja e njohur u ka dhënë fansave një vështrim të afërt të asaj se çfarë ndodhi me dëmtimin e saj të fundit. Në video Spears shfaqet e veshur sportive me pantallona të shkurtra të zeza dhe një crop top. Në momentin e fundit shohim sesi këmba përthyhet dhe këngëtarja rrëzohet në dysheme nga dhimbja e tepërt.
“Unë kam 6 muaj që nuk kam kërcyer!!!! Dhe po …. E di që jam këmbëzbathur… mos qeshni se e zotëroj më mirë skenën kështu!!!! PS, ju mund të dëgjoni kur kam thyer këmbën këtu … .. më falni është pak e zhurmshme !!!!!”.