• |
ide | kryesore

Çifti i famshëm i serialeve spanjolle hedh poshtë lajmet për tu bërë prindër

Paparazzi, Slider



Dyshja shumë e njohur e telenovelave spanjolle, Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer, janë prej 5 vitesh në një lidhje dashurie. Ata u bënë shumë të famshëm me rolet e tyre si “Arturo” dhe “Teresa” në telenovelën “Teresa”, ku përfunduan si çift dhe prej vitesh bashkëjetojnë.

Shpesh herë në media është thënë se ata janë në pritje të fëmijës së parë, megjithatë fjalëve u ka dhënë fund vetë Sebastian nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai ka publikuar foton e një reviste, e cila shkruan me të mëdha se Sebastian dhe Angelique janë në pritje të fëmijës së parë, dhe aktori ka shpërthyer.

“ Gënjeshtër! Mos blini mbeturina”, shkruan ai.

Në këtë mënyrë Sebastian hedh poshtë të gjitha aludimet e bëra nga mediat spanjolle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *