• |
ide | kryesore

Elisa Spiropali: Basha duket më i arsyeshëm, s’po e mbështet me shpirt Ilir Metën

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nuk më duket se Lulzim Basha po e bën me shpirt mbështetjen e aksionit të Ilir Metës”. Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në studion e Abc News me Mirela Milorin, teksa komentoi tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta.

E pyetur nga gazetarja për pozicionin e Lulzim Bashës në një kohë kur është ulur në tryezë me qeverinë për Reformën Zgjedhore dhe nga ana tjetër mbështet tubimin e Metës, Spiropali tha se Basha ka nisur një kurs të ri. Sipas saj kryedemokrati është më i arsyeshëm. Ministrja tha se tubimin e 2 marsit e sheh si aksion të izoluar të LSI dhe Metës.

“Është një marrëdhënie skizoide se Lulzim Basha mirë keq ka nisur një kurs të ri opozitar të them të drejtën është i arsyeshëm, edhe për mënyrën si reagon për cështje si koronavirusi, tërmeti, çështje që kanë interes, duket i arsyeshëm, bashkëpunues dhe do të krijojë profilin e një drejtuesi shteti në të ardhmen. Nga ana tjeter ne mendojmë se është nën presionin e jashtëzakonshmë të këtyre heronjve të përhershëm, të Ilir Metës dhe Sali Berishës sepse gjuha e tyre opozitare është krejtësisht ndryshe nga ajo e Lulzim Bashës. Në fakt përçarja më e madhe ekziston në opozitë, por ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë sepse nuk është puna jonë, le ta gjejnë vetë rrugën. Nuk më duket se Lulzim Basha po e bën me shpirt mbështetjen e aksionit të Ilir Metës, do ishte absurde të mbështeste një aksion politik që do të fuqizojë Ilir Metën dhe LSI. Unë e shoh si një aksion të izoluar të LSI dhe Metës personalisht”, tha Spiropali.



12 Comments

  1. Basha ka nje lidhje speciale she marreveshje te fshehte me Kryeministrin.

    Ky popull, eshte ne hall

    Shefi I opposites eshte I shitur.

  2. Kur keta sataniket e “rilindjes” permendin se dikush eshte “i arsyeshem”, dijeni se ai/ajo eshte nje tradhtar i popullit. Eshte e thjeshte, permbyse ate qe thone dhe gjen te verteten.

  3. Ah Ju dinit ndonje hundelesh shef opozite po CTI besh bashes tre here i mblodhi shqiptaret tre here i ktheu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *