• |
ide | kryesore

Foto/ Pushtimi i fushës dhe ‘lutja’ për një selfie me Ronaldo, në natën e errët të Lionit

Sport



Natë për tu harruar në Lyon për CR7. Ajo që mbylli humbjen e Juventus në vajtjen e 1/8 të finaleve të Champions League ishte një pushtim fushe nga një tifoz, pak caste nga fundi. Një person i shpëtoi kontrollit duke kërkuar, sapo hyri në fushë, një selfie me kampionin portugez, duke iu lutur në gjunjë përpara tij. Punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur rifillimin e lojës.

Momenti është mbuluar nga regjia ndërkombëtare që, për politika, nuk transmeton episode të tilla, por gjesti i tifozit është skenik. Edhe në Leverkusen, 15 dhjetorin e kaluar gjithnjë në Champions, Ronaldo u përqafua gjatë ndeshjes nga një tifoz që i shpëtoi kontrollit të sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *