• |
ide | kryesore

Grenell përplaset me Albin Kurtin: Gabim masat gjysmake

-Instant, Të fundit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas njoftimit të sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.

Grenell ka thënë, nëpërmjet një reagimi në natën e së enjtes, në rrjetin social Twitter, se administrata e presidentit Donald Trump nuk e mbështet masën gjysmake të shefit të ekzekutivit kosovar.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti”, ka shkruar Grenell. “Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht”, ka deklaruar emisari i Trumpit.

“Zoti Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur ai.

Sot, Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndët e para që importohen nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars.

E nëse Serbia ndalon fushatën jomiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri tha se nëse Serbia nuk reflekton, nga 1 prilli do të nisë implementimi gradual i reciprocitetit.

4 Comments

  1. Ore Grenell,te qenka hapur shume oreksi,.A nuk na thua,pse e gjithe kjo perkrahje po i behet serbeve agresore,ndersa nenvleftesoni pa kuptim Kosoven e viktiimizuar,e masakruar po prej ketyre serbeve ,me Vucicin,ne krye ?

  2. Krye-minister i Kosoves duhet ti besh dalje ketij Grenellit, sikur ja paskeni varur shume. Do beni gabim t’i beni koncesione ketij, i jep gishtin te marrin doren. E di qe nuk jua pelqen veshi kete, por udheheqsit ne fillim duhet te kene besim ne Zot dhe ne te drejte, dhe pastaj te tjeret. Jo t’ju vije tjetri dhe t’ju trajtoje si lecke.

  3. Ky është një copë idioti si shefi i tij i madh. Albin mos e hiq taksën, kërko ndihmën e kongresit Amerikan, thuaji që Grenell e Trump po bashkëpunojnë me Rusinë, në vend ti bëjmë presion më të fortit i bëjnë të dobëtit edhe pse e kanë mikun më të mirë në Europë. Taksën nga 100% bëje 200%!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu