• |
ide | kryesore

Heqja e taksës me Serbinë, Albin Kurti kërkon liberelizim të vizave për Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konferencë për media, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë taksën pjesërisht dhe me kushte ndaj mallrave serbe. Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur Kurti.

“Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

E nëse Serbia vazhdon fushatën miqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti kushtëzoi edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“BE-ja ta zhvillojë lartë këtë veprimin tonë, duke filluar liberalizimin e vizave. Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti thotë se nëse Serbia nuk reflekton, tarifa do të rikthehet përsëri.

“Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri”.

“Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit”, shtoi Kurti.



8 Comments

  1. Albin Kurti ju kthye propozimit te Makronit. Gati 80% e atyre qe tha sot ishin thjesht copy-paste e propozimit qe beri Makron ne Berlin.
    Makron i propozoi : HIQE TAKSEN PERKOHESISHT DHE NA JEP KOHE MUA DHE znj MERKEL TE DETYROJME SERBINE TE ULET NE DIALOG PA KUSHTE, TE NDERPRESE FUSHATEN DIPLOMATIKE KUNDRA KOSOVES, TE ZBATOHET PIKE PER PIKE MARVESHJA E CEFTES ( nje lloj reciprociteti) DHE NE KEMBIM DO MARRESH HEQJEN E VIZAVE .
    O Albin. Te jesh ne opozite eshte ndryshe se te jesh ne pushtet.
    Tani perkrahesit e ketij Kurtit do mundohen ta paraqesin kete si fitore te Kurtit, por ne fakt eshte nje ‘ ZBYTHJE ME BISHT NE SHALLE’ .
    Pse duhet ta conim situatane deri ketu , sa na kapen amerikanet per bythe dhe na thane bej sic them une.
    Jemi shume te vegjel, te pa zhvilluar , te pa shkolluar , te pa demokratizuar …. per ta hedhur shurren perpjete.

  2. Po me e keqia eshte se mire e hoqi taksen, po as vizat nuk do liberalizohen.
    Politikanet tane nuk dine kur ta terheqin e kur ta lirojn litarin. Kujtojne se vetem me kokefortesin qe na karakterizon, do na luten te tjeret. Te tjeret e kan dhe gurin dhe arren, ne bejm sikur do bejm namin.

  3. Trapin do ju heqin vizat tani. BE-ja tani e ka mendjen te hapja e negociatave me Shqpr dhe Maqedonine jo te vizat tuaja…

  4. Po shume mire qe e hoqet taksen,se do te ua kishte vare teneqet edhe Amerika,pa te cilen kosova sben dot.Me pelqen qe heqja eshte Me afat ,nese serbia vazhdon akoma lojen e piset,kthehet prap.Keshtu qe topi do tju mbetet ne dere serbeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *