• |
ide | kryesore

I piratohet posta elektronike: dalin në shitje të fshehtat e Guardiolas

Sport



Matthijs de Ligt e Sokratis Papastathopoulos kanë qenë në shënjestër të Manchester City. Eshtë vetëm një nga detajet që ka dalë në dritë gjatë hetimit të policisë angleze mbi një pirateri informatike në dëm të Pep Guardiola, teknikut të Citizens, nga ana e një punonjësi të sektorit informatik që kishte bashkëpunuar me klubin anglez deri në 2016.

Që nga korriku 2017, hacker-i kishte bërë hyrjen në postën elektronike të Guardiola nga celulari i tij, duke shkarkuar e-mail personale, shkëmbime transferimesh të rizervuara e gjithë librin e kontakteve. E, sikur të mos mjaftonte, kishte kërkuar të shiste informacionet e tekniut spanjoll për një shifër rreth 100 mijë stërlina. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, aktualisht spiuni është nën vëzhgim e hetimi po mundohet të grumbullojë sa më tepër informacion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *