• |
ide | kryesore

Investigimi i “Washington Post”/ Grenell, lobisti me pagesë i autokratëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Emërimi i Richard Grenell, njëkohësisht ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, si Drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare, ka ngjallur reagime të ashpra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të veprimtarisë të tij në të shkuarën.

Gazeta “Washington Post”  i ka kushtuar një investigim të thelluar aktivitetit si lobist privat të këtij diplomati, midis periudhave kur ka shërbyer si zëdhënësi i misionit amerikan në OKB (2001-2008) dhe asajt të tanishmes, kur u emërua si ambasador në Gjermani. Dyshimet që artikulli ngre mbi të janë se ai ka bërë shkrime dhe ndërhyrje kundrejt pagesës, në favor të regjimeve aspak të përshtatshme si ai i Nigerisë apo i Moldavisë dhe njëkohësisht se ka lobuar kundrejt pagesës në favor të një shteti të huaj, Hungarisë së Viktor Orbanit, pa e deklaruar këtë sikurse e kërkojnë ligjet e SHBA (shkrimi i plote te ky link).


Me anë të avokatëve të tij Rik Grenëll nuk i ka pranuar këto akuza. Ai ka thënë se kur nuk e ka bërë publikimin e opinioneve të tij personale në favor të demokracisë kundrejt parave dhe se ai nuk është paguar kurrë nga shtete të haja, por vetëm nga shoqata jo fitim prurëse dhe lobistë amerikanë.

Po cilat janë rastet konkrete të cilave iu referohet e përditshmja amerikane?

Në investigim “Washington Post”, përmend se në 2015-ten, dy vjet para se Presidenti Trump ta emëronte Ambasador në Gjermani, Richard Grenell ndërhyri me një opinion-editorial në garën e tensionuar presidenciale në Nigeri, në përkrahje të kandidatit për President, Jonathan. Ai akuzoi në Washington Times kandidatin e opozitës Muhammadu Buhari, se kërkonte të vendoste ligjin islamik të sherihatit në mbarë vendin. Ai nuk pati fare drojë për të lavdëruar presidentin në detyrë, Goodluck Jonathan, për luftën ndaj terroristëve të Boko Harram, ndonëse ai ishte kritikuar botërisht për këtë.

Ky akt u debatua edhe në të përditshmen më të madhe të Nigerisë “The Guardian”. Ai u akuzua se pati kritikuar kandidatin kundërshtar Buharin që më pas fitoi zgjedhjet, në këmbim të një pagese të majme, e cila kaloi në firmën ku ai është partner, Capitol Media Partners. Ndonëse Grenell i ka mohuar këto aluzione, akuzat për rreshtimin e tij në krah të një politikani të korruptuar nuk përbëjne ndonjë tabu.

Një vit pas kësaj historie, Grenell i doli në mbrojtje liderit të korruptuar të Moldavisë, oligarkut që kishte nën kontroll partinë dhe qeverinë Vladimir Plauhotniuc. Ai e mbrojti atë me një shkrim në Washington Examiner, në gusht 2016, pasi një denoncues dëshmoi për një skemë bankare të grabitjes së 1 miliardë eurove. Grenell nuk u mjaftua me kaq, ai bëri një tjetër artikull në Fox News ku e akuzonte denoncuesin si agjent rus, që kishin për qëllim destabilizimin e një vendi të Evropës Lindore, i cili përpiqej të shkonte drejt Perëndimit. Ai u shfaq edhe në SKYPE, në televizionin moldav, ndërkohë që kongresi amerikan kërkone një hetim të thelluar për anëtarët e koalicionit të Vladimir Plauhotniuc.

Por alibitë e Grenell nuk e patën jetën të gjatë. Vladimir Plauhotniuc, oligarku dhe lideri politik Moldav i mbrojtur prej tij u arratis nga sytë këmbët pasi partia e tij humbi pushtetin në vitin 2019.

Në janar të vitit 2020, Mike Pompeo, sekretari i shtetit të SHBA, shpalli ndalimin për të hyrë në Shba për Plauhotniuc dhe familjen e tij, për shkak të “veprimeve korruptive” që e rrezikojnë “sundimin e ligjit dhe e kompremetojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të Moldavisë”.

Lexo me tej:

Profil, Grenell/ Njeriu i dialogut shqiptaro – serb që Trump e caktoi në krye të inteligjencës në Shba

Gjithashtu kompania e marëdhënieve publike të Grenell është paguar për të punuar për një shoqatë jofitimprurëse, Fondacioni Maxhar, e cila financohej tërësisht nga qeveria e Viktor Orbanit. Mirëpo ligji amerikan i detyron shtetasit e vet që mbrojnë interesat e një fuqie të huaj të raportojnë pranë autoriteteve të ardhurat që fitojnë nga ky zanat. Riçard Grenell nuk e ka bërë këtë, sepse sipas tij ai nuk ka punuar drerejtpërdrejt për një shtet të hauaj, por për një shoqatë të regjistruar në SHBA.

Résultat de recherche d'images pour "grenell"

Sipas “Washington Post”, kompania e Grenell, “Capitol Media Partners”, e cila në dy vitet e fundit para se ai të merrte detyrën ka fituar 668,362 dollarë, ka punuar për një gamë klientësh, nga Irani, Kazakistani, Somalia dhe Kina, duke përfshirë firmat e avokatore për çështjet e të drejtave kundër taksave dhe të armëve. Në listën e saj të deklaruar gjenden edhe shërbimet artistes Kate del Castillo, më shumë të njohur si e dashura e bosit të drogës, Joaquín Guzmán, “El Chapo”.

“Këshillimi për marrëdhëniet me publikun dhe komentimi i politikës së jashtme nga ana e Grenellit, si dhe reputacioni i tij si një besnik i zëshëm i Trumpit, janë pjesë e një rezymeje të pazakontë për një drejtues të komunitetit të inteligjencës amerikane. Individët që kanë shërbyer në atë pozicion zakonisht kanë qenë profesionistë të paanshëm të sigurisë kombëtare, përvoja e të cilëve ka përfshirë agjencitë kryesore të inteligjencës ose shërbimit ushtarak”, ka theksonte “Washington Post”.

©Lapsi.al

 

 

 

 

6 Comments

  1. Opaaa e shpalli armik te popullit LLAPSI kete amerikonin. Edhe pak LLAPSI do hapi nje editorial ne rusisht. Per kenaqesin e te gjith filo rusve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu