• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ “Janë vlerësuar 3500 raste”, ministria e Shëndetësisë një thirrje për qytetarët që kanë ardhur nga Italia

Arkiva, Lajme, Të fundit

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës ku dër koronavirusit, Eugena Tomini deklaroi se janë vlerësuar 3500 raste të personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga ky virus.

Sipas Tominit, në Rinas dhe në pikat e tjera hyrëse e dalëse te terrorit shqiptar, pasagjerët që hyjnë në Shqipëri po i nënshtrohen matjes së temperaturës.

Po ashtu, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë, por që nuk kanë shenja të këtij virusi, të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar, ndërsa ata që shfaqin simptoma dyshuese, të telefonojnë pranë numrit 127.

Janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërthimit komunitar. Në Rinas, po kryet monitorimi i temperaturës për të gjithë pasagjerët. Ministria e Shëndetësisë, i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekura, që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo jo me COVIT të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Ata që kanë temperaturë apo ethe, kollë, të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzime të duhura. Udhëtarët vlerësohen në drejtim të temperaturës. Aeroporti i Rinasit bën vlerësimin me temperaturë. Ata që kanë prezencë të ndonjë shenje klinike, pa temperaturë, duhet të vetëkarantinohen.”, tha Tomini.

3 Comments

  1. Ajo budallacka lopa infektivit t’ha mezi po’ pres te me vije nje me covid
    Tjetra thote vetkarantinohuni
    O popull thirri mendjes o tu mbyllte se nuk e rruan kush per Ju.

  2. More te gjithe drejtoret e shendetesise,qenkan gra????Pse mjeke burra nuk paskan mbetur ,te pakten jane me serioze dhe perpiqen te thone te verteten edhe kur i ndalojne eproret e tyre.Njera thote,mezi pres te shoh rastin e pare me koronavirus,tjetra e merr fjalen per te skjaruar,tek Open,por vonohet ne fjale qe te ndryshoje rrjedhen e diskutimit,e megjithese Dr,Shehu ja thote cope,ne sy se nuk po thoni jo te verteten-jo e jo-,por nuk po thoni asgje.Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu