• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ Pse Rama e nxorri “sekretin” nga karantina

-Instant, Kryesore



Duke folur këtë të enjte për koronavirusin, Edi Rama u është rikthyer sulmeve ndaj mediave duke afirmuar një karakteristikë të përbashkët që ka me të gjithë drejtuesit e vendeve autarkike: predominimin e luftës ndaj lajmit të rremë, përpara detyrimit për transparencë. “Këtë situatë duhet ta përballojmë me shumë besim. Ndaj ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe mos humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëzore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Komitetit kombëtar të sigurisë.

Por çfarë u pa në këtë mbledhje?

Aty iu dhanë përgjigje një morie pyetjesh që qeveria refuzonte t’i jepte që prej fundjavës së shkuar, kur epidemia shpërtheu në vendin tonë fqinj, në Itali.

Nga mediat që Rama i quan përhapëse paniku, është kërkuar të dihet pa ndërprerje se ku është vëndi i karantinimit të të dyshuarve si të prekur nga Covid-19. Të gjitha autoritetet shtetërore përgjigjeshin njëzëri se vendodhja ishte sekret për të mos përhapur panik. Vetëm sot u pohua normalisht, si në çdo vend demokratik të botës, se ai gjendej në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatuar se i përmbush standartet.

Disa herë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu, u pyet në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu se cilët ishin skenarët e planifikuar për përballimin e sëmundjes dhe ajo mbeti rob e teorisë së sekretit pa mundur të përgjigjej. Vetëm sot ajo foli se çdo të ndodhë në skenarin e parë me pak të prekur, me skenarin e dytë nëse numri shkon deri në 150 e kështu me radhë.

Po ashtu, edhe refuzimi i përgjigjeve për mungesat në pajisje dhe veshje që personeli mjekësor ka për t’u përballur me të infektuarit, sot ka marrë një sqarim duke thënë se më në fund qeveria ka akorduar 1 milionë euro për t’i blerë ato.

Pra ç’karantinimi i këtyre tabuve dhe sekreteve tregon dy gjëra: ose se në rastin më të keq qeveria në fundjavën që shkoi, ndryshe nga sa thoshte, ishte fare e papërgatitur dhe bërtiste “sekret” për të fshehur të palarat e saj, ose në rastin më të mirë ajo qe e përgatitur, por kishte zgjedhur një taktikë komunikimi të gabuar duke mosi i treguar publikut të vërtetën dhe duke shtuar ankthin e tij.

Secili nga këto versione po të jetë i vërteti, në të dy rastet mediat duhen falenderuar, qoftë se përmes presionit të shtuar e bënë qeverinë të lëvizë duke hequr dorë nga mashtrimi, qoftë se e detyruan atë për më shumë transparencë që ndihmon në qetësimin e publikut.

Prandaj ashtu si në rastin e Unazës së re, kur një emision i vetëm si “të paekspozuarit”, u shpëtoi shqiptarëve plot 40 milionë euro, mediat që Rama i quan kazan janë shpesh më të nevojshme se liderët autoritarë. Ato i pengojnë ata të marshojnë në qorrsokak.   

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Eshte e qarte si drita e diellit, qe vendimet per karantinen jane marre sot. Vec kesaj edhe mjetet e duhura per te ndihuar pacientet nuk kane qene ne sasine e duhur dhe sot eshte marre vendimi per te blere te tjera shtese. Shkurt, po fillon nje fare serioziteti per perballimin e situates

  2. Pse… U fik… Drita?????
    Port hale, leshi. Per cdo gje do ngrini dyshime.
    PORT HALE, QE HENGSHI NGA HALEJA JUAJ ISHALLA.

  3. Ti futja kot qenke me ti shkerdhyer ata motra e fis femre pasi qenke duke u ngrohur ne bolet e ati psiko reaktivit filo Rus e Serb ne godinen ku duhet te jet me njerez me moral dhe specialist

  4. Para nja dy -tre ditësh, Top Channel për të qetësur shqiptarët nga paniku për epideminë nga coronavirusi, ngjarje që mbush të gjitha mediat e botës, nga një studio e tij, transmetonte deklaratën e ministres së shëndetësisë se portet nga vijnë ufhëtarët me tragete nga Italia, i kemi vënë në një kontroll të rreptë.
    Ndërkaq drejtuesi i emisionit lidhet me një gazetare nga tereni e cila pyet udhëtarët nëse janë kontrolluar nga ekipe mjeksore. Të gjithë të pyeturit prej saj, deklaruan live se nuk ka pasur fare ndonjë kontroll.
    Pra edhe një media që përpiqet të mbulojë pa aftësitë e gënjeshtrat e kësaj qeverie, i dalin në shesh të vërtetat nga pohimet e qytetarëve.
    Mjafton ky skandal për të kuptuar se pikërisht fshehja e së vërtetës , gjoja për të mos lejuar përhapjen e panikut, bën efektin e kundërt, krijon panik edhe më të madh.
    Aq sa mund të mbulohet dielli me shoshë, mund të mbulohet edhe pa aftësia e kësaj qeverie.
    Ja korigjoi ministri i jashtëm rus Lavrov gënjeshtrën e trashë Ramës, se ai në vitin 2004, kur u emërua në këtë detyrë, paskësh nënshkruar një marëveshje me Bashën si ministër i jashtëm i Shqipërisë, kur nuk ka shqiptar të mos ta dijë se PD erdhi në pushtet në vitin 2005.
    Janë mediat ato që e zbuluan këtë gënjeshtër.
    E mbajnë mend të gjithë shqiptarët se pikërisht nga njoftimet e qytetarëve në teren, po vihej re se trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, veç detit, kishte filluar të bëhej edhe edhe me avionë.
    Rama vazhdoi të ngulë këmbë me gënjeshtrën se avionët e spërkatjes për mushkonja, “Saliu” i kishte marë për avionë droge. Kur u desh që njerit prej këtyre avionëve ti ngecen rrotat në rërën e plazheve, që gënjeshtra e Ramës të bëhej objekt humori.

  5. Shkurdhak ti je?? O koqe, gjej nai mure me cepa dhe bjeri kokes. Kur shkruan ver ndonje pik a presje. Shkruake si surrati yt prej andertali.

  6. Nuk eshte kollaj te zhduken mizat mutit ketu te lapsi,Jan me keq se mizat e kalit,shkrim per lakuriqet kineze qe te ushqehen per dy marsin

  7. Po ata palaçot, si e kane ata qe luftojne korrupsionin dhe krimet me ane te kompjuterit ? Ah po, anonymous…hahahaha ça tufe me komunista dhe fashista me maska.

  8. Me beri pershtypje nje shkrim i gazetarit Minxhozi te shqiptarja. Por meqe atje nuk lejohet komenti vecse nese eshte ne favor, lutemi publikojeni ketu. Sipas atij shkrimi sjellja ndaj virusit eshte “infopandemi”.

    Fakti qe sot publiku ka akses direkt te informohet eshte gje shume e mire. Nese informimi do te mbetej ne duart e mediave vetem, kjo do ishte nje lajm i keq. Sidomos ne Shqiperi ku media dhe gazetaret e saj nuk jana as te pavarur dhe as profesionist. Si ky qe shkruan per “infomedia”.

    Te ndjekesh ne kohe reale se si varion ecuria e virusit korona eshte detyre paresore per organet kompetente, median dhe sigurisht per qytetaret. Ne menyre qe te gjithe te jene te mireinformuar dhe pergatitur.

    Kreu i WHO se fundmi deklaroi se “COVID-19 nuk respekton kufijte dhe se virusi ka potencial pandemik”.

    Vetem 24 oret e fundit shtate shtete raportuan rastet e para, nder to Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.

    Ne SHBA dhe Kanada, vende qe kane ndjekur ecurine e problemit qe ne fillim, autoritetet thone se publiku duhet te pergatitet masa te mundshme me agresive ne pergjigje ndaj perhapjes se virusit. Dje presidenti Trump beri nje dalje publike per kete ceshtje dhe njoftoi se kishte ngarkuar zv.presidentin te mbikqyre pergjigjen ne nivel kombetar.

    Te gjitha mediat prestigjoze si Associated Press, CNN, The Guardian eth., kane dedikuar peridresime ne kohe reale per ecurine e virusit.

    Eshte vertet per te ardhur keq qe individe te tille pseudo media analiste reagojne kaq ironikisht.

    Virusi eshte i verber, nuk shef as majras e as djathtas. Pra qytetaret medoemos duhet te jene vigjilente, te zbatojne instruksionet e organeve shendetesore dhe ti mbeshtesin fort ato.

  9. Pse jo në Durrës? ! tërmetosur është …i mbuluar me beton nga Vangjo me shokë është! Lidhje me turizmin nuk ka më!
    Ah ky njeri e di mirë që në Durrës nuk e votojnë më as qentë e as macet dhe prandaj ka vendosur ta fundosë një herë e mirë

  10. O Platone mire bejn mediat prestigjoze ne bote qe informojne publikun por jo 24 ne 24 sic bejn ketu,sepse ky intesitet info ben me shume dem sa vete coronavirusi dhe nje gje kam u clirove qe komentin nuk e bere atje por te lapsi qe eshte nga ato porthale qe te can trapin ne 24 ore,por ju me zorr prisni qe te kete dhe ketu te infektuar qe pastaj te filloni pune me kohe te plote per buken e gojes

  11. Po ike more te qifsha motren dhe gruan, vetem ti e ke mbushur kete faqe me komentet e shpifura oi -paemer -qe tu shuajtert emri me gjithe rrace ,liber shtepie e fis o krimbat e halese .Po ti o moter dhe grua qire ,si te rrine mediat te heshtin te mbyllin syte dhe veshet te mos informojne publikun per rrezikun qe u kanoset?Apo i ndyhet emri drogaxhinjve te kesaj qeverie ?Ju ini -koronaviruset e keti populli o fisqiret e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *