• |
ide | kryesore

“Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe”, Pompeo: Hap jetik për të rifilluar bisedimet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregëtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizmimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Sekretari i Shtetit, sipas zëdhënëses, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Sekretari Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik për begatinë e Kosovës.

Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë.

Po të mërkurën Presidenti Thaçi u takua në Pentagon me Zv/Sekretarin e Mbrojtjes David L. Norquist.

Sipas zyrës së shtypit të Pentagonit, zv/sekretari Renquist përshëndeti Kosovën në vitin e saj të parë të një plani tranzitor 10 vjeçar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë.

Zv/Sekretari i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për ndikim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor.

Edhe zyrtari i lartë i mbrojtes, bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti i krijuar nga angazhimi i të dërguarit të posaçëm presidencial Richard Grenell, që Kosova dhe Serbia të rifillojnë përpjekjet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të jetë një mjedis i sigurtë dhe i qëndrueshëm./VOA



6 Comments

    1. Nje keshille per “gjoja aleatin e shqiptareve”, ushtroni presion mbi bashkombesit e Miloshevicit, Cubrillovicit, Rankovicit, Sheshelit, Karaxhicit, Mlladicit, Vucicit dhe gjithe perfaqesuesve te ketij kombi kriminal, qe gjithe historia e tij, eshte nje genocid dhe shfarosje per fqinjet fatkeq. Kerkojini ketij shteti vrastar ne gene, qe te; njohi pavaresine e Kosoves, te zbatoj marreveshjet e deritanishme, te heqi dore nga copetimi i metejshem i Kosoves, kete beni! Serbi eshte serb dhe nuk heq dore nga aleanca me Rusine, sikur qielli me token te behen bashke dhe fatkesisht, mire bejne sepse Rusia eshte aleat i tyre dhe i mbron me cdo kusht dhe ne cdo rrethane. Problemi eshte per ne shqiptaret, qe qe prej 1912, nuk kemi patur aleat dhe 8mbrojtes. Kujt si kemi lepire …. po pa efekt, ja shikoni keto palo HALE-atet, SHBA, BE e zaberhane, qe sungopen duke na vjedhur e copetuar ndershekuj. Duke pare se c’po ndodh ne kurriz te kombit tone, hedhim syte ne te kaluaren dhe nuk gjejme asnje mik, pervec mikut tone te vetem ndershekuj, PERANDORISE OSMANE.

  1. Pse qënka hap jetik heqja e taksës? Sepse ashtu thonë serbët. Atyre u intereson tregu në Kosovë, ato 400 milion euro që shesin, nuk ju intereson gjë tjetër. Edhe po filluan bisedimet do i zgjatin e zgjatin e pastaj edhe nëse nënshkruhet ndonjë marrëveshje nuk do e zbatojnë, po ndërkohë mallrat e tyre do mbysin tregun e ata do futin paratë në xhep.

  2. Nje keshille, per “gjoja aleatin e shqiptareve”, ushtroni presion mbi bashkombesit e Miloshevicit, Cubrillovicit, Rankovicit, Sheshelit, Karaxhicit, Mlladicit, Vucicit dhe gjithe perfaqesuesve te ketij kombi kriminal, qe gjithe historia e tij, eshte nje genocid dhe shfarosje per fqinjet fatkeq. Kerkojini ketij shteti vrastar ne gene, qe te; njohi pavaresine e Kosoves, te zbatoj marreveshjet e deritanishme, te heqi dore nga copetimi i metejshem i Kosoves, kete beni! Serbi eshte serb dhe nuk heq dore nga aleanca me Rusine, sikur qielli me token te behen bashke dhe fatkesisht, mire bejne sepse Rusia eshte aleat i tyre dhe i mbron me cdo kusht dhe ne cdo rrethane. Problemi eshte per ne shqiptaret, qe qe prej 1912, nuk kemi patur aleat dhe 8mbrojtes. Kujt si kemi lepire …. po pa efekt, ja shikoni keto palo HALE-atet, SHBA, BE e zaberhane, qe sungopen duke na vjedhur e copetuar ndershekuj. Duke pare se c’po ndodh ne kurriz te kombit tone, hedhim syte ne te kaluaren dhe nuk gjejme asnje mik, pervec mikut tone te vetem ndershekuj, PERANDORISE OSMANE.

  3. Pompeo kur I kerkon Albinit te heqi taksen, mbeshtet Albinin. Jo I jep oksigjen nje kufome politike si Thaci.

  4. Mire ai Grenelli,qe eshte homoseksual i deklaruar,pra as mish,e as ,peshk,po ky Pompeu,edhe qenka per mbeshtetjen e Kosoves,edhe mbeshtetka Gjykaten speciale kunder kosovareve te UCK,e aspak kunder ushtrise dhe paramilitareve serb,qe bene kerdine ne Kosove,Kroaci e Bosnje-Hercegovine????? Dhe kerkokan heqjen e takses,por Serbise,nuk i thone asnje fjale per njohjen e Kosoves.Kush eshte Serbia,more zoti Pompeu,apo pse e lidhur me rusin ,ajo nuk ju ben ta kundershtoni.Ju jeni me Rusine (pra edhe me Serbine),apo jeni me Kosoven-sikunder edhe thoni?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *