• |
ide | kryesore

Lubonja thirrje socialistëve/ Po heshtët sot, grushti i shtetit do godasë dhe mbi ju

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Akuzat e Presidentit Meta për grusht shteti kushtetues nga qeveria dhe thirrjet e tij për një protestë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës, kanë mbizotëruar skenën mediatike të gjysmës së dytë të shkurtit, në konkurrencë me lajmet mbi rrezikun e koronavirusit. Për t’i dhënë precedencë në këtë konkurrencë lëvizjes së vet, Ilir Meta e shoqëroi thirrjen e tij edhe me pohimin se Rilindja është më keq se çdo murtajë.

Duke ndjekur komentet e shumta për këtë ngjarje dhe këtë pohim të fundit, mund të them se kësaj here më ka rënë në sy, më shumë se kurrë, fakti se kundërshtimi ndaj atyre që janë pro Presidentit nga ana e mbështetësve të PS-së që janë kundër tij ka qenë më i kompleksuar. E them këtë, pasi nuk kam dëgjuar thuajse askënd ndër ata që janë kundër Presidentit të hedhin poshtë akuzat ligjore të tij, që provojnë se maxhoranca po bën një grusht shteti ndaj Kushtetutës, duke kapur nëpërmjet shkeljesh ligjore Gjykatën Kushtetuese. Argumentet e kundërshtarëve të Metës që mbushën me shumicë emisionet synuan të përqendrohen rreth pyetjeve të tilla si: A e bën Meta këtë lëvizje për interesin e vet, pasi maxhoranca ka kërkuar shkarkimin e tij, prandaj i duhet një Gjykatë Kushtetuese që ta kontrollojë? A duhet të veprojë në këtë mënyrë Presidenti, duke thirrur njerëzit në protestë, ndërkohë që roli i tij është ai i ruajtjes së unitetit kombëtar? A do ta lërë Meta postin pas protestave? A do të krijojë ai ndonjë parti tjetër? Çfarë lloj partie do të jetë kjo? Sovraniste, evropianiste apo postmoderniste? Pati madje edhe pyetje si ajo që vuri Fevziu për publikun në emisionin e tij të së enjtes: a do të pajtohet Rama me Metën përsëri, apo do të vazhdojë konflikti?

Po nisem nga kjo pyetja e fundit për të shtjelluar më saktë se çfarë dua të them. Andi Bejtja ngulmoi me të drejtë në atë emision, duke i thënë disa herë Fevziut se pyetja themelore që duhej shtruar për publikun ishte nëse ka apo nuk ka të drejtë Presidenti në çështjen që ka ngritur, sepse kjo është e para gjë që na intereson të gjithëve sot dhe jo a do të pajtohet përsëri Rama me Metën. Kjo, pasi nëse publiku mendon se akuzat ligjore të Presidentit qëndrojnë, atëherë problemi që ka ngritur ai bëhet automatikisht një problem i të gjithëve dhe jo një problem i Ilir Metës. Kurse të shtrosh në këtë moment problemin nëse do të pajtohet apo jo përsëri Meta me Ramën, është ta reduktosh këtë ngjarje thjesht në problem të Ilir Metës, që është krejtësisht sekondar dhe jashtë vendit në raport me problemin që duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët, të cilët duan të jetojnë me një minimum dinjiteti dhe ndjenje lirie. Sepse kur akte të tilla falsifikimi dhe shkeljeje të ligjit kryhen edhe ndaj institucionit të Presidentit, të gjithë duhet të ndihen më të pasigurt në këtë vend. Dhe kur them “të gjithë”, kam parasysh edhe socialistët apo mbështetësit e tyre, që pretendojnë se kanë një lloj dinjiteti. Madje, do të thosha se nëse kanë mbetur të tillë, ata duhet të jenë të parët që nuk duhet të lejojnë që partia ku bëjnë pjesë të shkelë në këtë mënyrë themelet e demokracisë, siç është edhe Kushtetuta.

Thënë kjo, mendoj se vetëm disa shkallë më poshtë emergjencës që ka krijuar akti i qeverisë kundër institucionit të Presidencës mund të merren në konsideratë argumentet e mbështetësve të PS-së, që e analizojnë atë si një çështje të Metës. Personalisht bëj pjesë ndër ata që e kanë parashikuar grushtin e shtetit që në fillimet e Reformës në Drejtësi, duke paralajmëruar se “operacioni Reforma në Drejtësi krijon kushtet e një gjendjeje të jashtëzakonshme, quaje po deshe puçi ose grushti shteti, që të evokon situatat ku lind nevoja e krijimit të organeve me fuqi të jashtëzakonshme, derisa të konsolidohet pushteti i puçistëve”.

Kur analizoj gjithë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit, nuk mund të mos gjej përgjegjësitë edhe të Ilir Metës për këtë konsolidim të pushtetit të puçistëve me bashkëpunimet, pajtimet e pazaret e shumta që ka bërë me Edi Ramën për interesat e veta e të partisë së tij kundër atyre të shqiptarëve. Të njëjtën gjë mund të them edhe për PD-në dhe aleatët e saj. Nuk ka pikë dyshimi se s’do të kishim arritur në këtë pikë sikur ata, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, për interesa partiake e vetjake dhe kundër interesave të shqiptarëve, të mos kishin lejuar krimin e puçistëve dhe puçistët e krimit të kapnin shtetin deri në këtë shkallë. Megjithatë, problemi i së sotmes është që çdokush, e përsëris, edhe ata që sot militojnë në partinë në pushtet, edhe ata që bëjnë pjesë në frontin e atyre që duan ruajtjen e statukuosë, sepse e kanë të lidhur qerren e interesit personal me Ramën; edhe prokurorët dhe gjykatësit që sot konsiderohen se janë kapur nga PS-ja duhet të gjejë mënyrën për të reaguar kundër këtij grushti shteti kushtetues. Arsyetimi për këtë është shumë i thjeshtë, sepse e ka provuar historia më shumë se një herë: nëse lejoj që shkelja e ligjit të ushtrohet ndaj kundërshtarit tim, nesër ajo do të ushtrohet edhe ndaj meje.

Fatos Lubonja/ Panorama



34 Comments

  1. Ky Lubonja e ka shpallur vehten per te mencur apo thot dikush qe eshte i mencur.Person shume negativ dhe nuk thot asgje per tu marre ne konsiderate.

    1. Nuk ka sepse të marësh e të komentosh “zgjuarsinë” e Lubonjës more “Gac”.
      Nëse ti do të ishe vetë “i mënçur”, na e mbush mëndjen me argumenta e fakte që Lubonja nuk ka të drejtë.
      Më së paku, mer një nga thëniet e Lubonjës e kundërshtoja, jo me mendjen e Ramës, po me mëndjen tënde.
      Shkelja e Kushtetutës nga Rama, është një fakt që bën muuuuuuuu, e është ashtu siç thotë Lubonja që edhe më budallai socialist e kupton.
      Mund ta gjesh Kushtetutën në Googel e ta lexosh vetë nen për nen.
      Kushtetuta është ndryshuar krejtësisht nga ajo e kohës së diktaturës enveriste, e që në preambulën e saj e thotë kjartë që nuk mund të ketë një parti shtet, pra e ndalon tërësisht kthimin e Shqipërisë në një sistem diktatorial një partiak.
      Kushtetuta i përcakton kjartë të gjitha funksionet e institucioneve të shtetit, Qeverisë, Parlamentit, Drejtësisë, Presidentit, Partive politike e deri Mediave si institucione të ballancuara që janë themeli i demokracisë.
      Pamvarësisht se çfarë përceptimi mund të ketë për një pjesë të shoqërisë për personin Ilir Meta, apo cilindo politikan tjetër, tabela që paraqiti ai në publik për kapjen e të gjithë institucioneve nga një person i vetëm, Edvin Rama, përveç presidencës, , i përgjigjet tërësisht realitetit.
      Nuk do kjo ndonjë “zgjuarsi të madhe” për ta kuptuar.
      Cilido shqiptar të cilit i ka ngelur një fije gjykimi normal njerëzor, duhet të bëjë pyetjen :
      Nëse Rama synon që të marë edhe Gjykatën kushtetuese për të shkarkuar edhe presidentin, atëhere çfarë ndryshimi do të ketë ky sistem shtetëror me sistemin diktatorial enverist ?
      Për Lubonjën , vrejtja që i duhet bërë, është heqja dorë e barazimit të fajit njëlloj tek të gjithë e mendimi subjektivist se të gjithë partitë politike shqiptare janë “banda kriminale”.
      Se cilat parti janë “banda kriminale”, kjo është e verifikueshme.
      Mjafton tju referohemi fakteve se cila parti ka përzgjedhur në strukturat e saj njërëz me të kaluar kriminale apo që bashkëpunon me bandat mafioze

    2. ,un jam besimtar musliman ,dhe desha te tregoj vizionin tim ,ne lillje me te kaluaren tashmen dhe te ardhmen ,time, ,ne kete jete sprov nga zoti drejt zotit,mallerishem ,nuk dua , ti bej gjyq dikujt mbasi gjykates dhe ndeshkues eshte krijuesi saj ,ne lillje me padrejtesit ,1shekullore qe na jan bere ku nje pjes e kam mbartur dhe un mbi kurriz nuk ,I lutem zotit ndryshe ne lutjet e mia as shkatrroj por ullzoj o zot ja paca ba hallall kujdo per gjithcka cfardo qe te me ket bere ,o zot ma ban rrisk qe te ma bejne hallall kushdo cfardo qe ti kem bere,,o zot mi kompeso keto fatkeqesi qe me vin nga padrejtesit me dicka me te mir, mua duke u nisur ,nga shum hadithe dhe ajete kuranore kjo lutje dhe qendrim ka me shum dobi se dem ,per mua pare nga gjitha kendveshtrimet ,per dy botet,perqendrimi im eshte shehadeti namazi agjerimi zekati dhe mundesisht harxhi,meditimi mendimi fjala dhe punt e mira ne cdo hap te jetes,,respektimi prindit dhe pas vdekjes se tyre duke ju lut zotit per to dashuria per familjen ,edukimi femijeve respektimi dhe mbajtja lilljeve me farefisin ,ndikimi per mir kudo qe te jem ,ndjehem I qet shpirterisht I shendeteshem , dhe I forte fizikisht,keshtu ftoj cdo shqiptare nese deshironi paqe me veten zotin familjen te afermit shoqerin te ardhmen ,ndiqni rrugen e drejte rrugen e paqes vlerave faljes se zoti ju fal ju jua kompeson humbjet dhe nxjerr fitimtare,askush nuk eshte I persosur ne kete bote as I pagabueshem dhe as I pandreqeshem ,as I padobishem dhe as I pademshem ,mungon besimi bindja,angazhimi ,per ne grevat politikat skan vler jan shpikje njerzore ,dhe u perkasin shpikesve te tyre qellimeve te tyre,favoreve te tyre nuk u shpiken te fitojne populli,shumica,erdhi koha ,per te pyetur politikanet ke ju quani drejtesi,se drejtesi ka vetem nje me emer ..karakteristika..dhe mbiemer pasqyren punen si efekt ,I vertet I emrit ,kurse padrejtesia te kunderten ,nese ne I themi drejtesi interest,interesi nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera,ndersa padrejtesin burimet e krimit qe vin prej saj ne kemi pranuar ti ndeshkojme,me ligje,interesi eshte shpikje modern si nje padrejtesi e plote e shtyr nga egoja shfrenuar per pushtet dhe para,pra eshte pjes e sistemit padrejtesis ku padrejtesia plotsoj kuptimet,me fakte,,qe tashme po permbys interest,jemi ne piken ku se han me kush sapunin per djathe,se e ka zbuluar shija,faktet,te drejten verteten e ka krijuar zoti,dhe ska nevoje te votohet,dhe behen pazare me te,kushtetuten e university e shpalli zoti ,mallerishem ,ajo ska nevoj per permirsim eshte e gateshme per zbatim,vetem te pranohet veprohet sipas saje dhe njerzit I nxjerr nga rruga problemeve pa zgjillje drejt rruges zgjilljeve pa probleme,,bejne mire politikanet shqiptare ,te largohen urgjent nga padrejtesia,dhe lene menjehere vendin perfaqsuesve te vlerave ,sepse ato din te fusin popullin ne pajtim te brendeshem dhe ndajn problemet me drejtesi hak mbajne barazi,,vllezer shqiptare ,shpetimi yn nuk vjen nga mrekullia,mrekullia per veten e vet eshte sejcili vet ,sikur te gjith te meditojme ullzimin e zotit ,dhe angazhohemi per dobi zi thot I malli zot,sejili me feten bashkshorten prindet femijet te afermit far e fisin ,nuk do kishte mbetur problem pa u zgjillur ne mezin ton ,sepse sejili sipas mundesis dhe aftesise ne angazhim ,do perfundonte ne nji nga4 grupet njerzore qe e mbrojn vendin nga mos shkatrrimi,1 dietaret 2 ullheqesit e drejte 3 lutjet e besimtareve 4 guximtaret per mendime fjal dhe vepra te mira,ky eshte organizim funksioni zgjilljesh nga I malli zot jo nga un ,per gjitha periullat e histories me pak apo shum njerez me shtet apo pa shtet me zhvillim apo pa zhvillim ,sepse krijuesi I gjithpushteteshmi sunduesi gjithesise eshte zoti mallerishem ,mbi te ska fuqi dominuese,,per te rrezuar nje parti ,populli mund te ngrihet dhe ti rrezoj sa her te dojne kaq sa na prishin pun 100 apo 1000 vet populli e ka fuqin ti vras pa gjygj ne finale, por per te ngritur ne kembe nje popull te shpartalluar ne gjithadrejtimet nga nje pakic ,njerzish qeas ato vet nuk din se ne cilen vrim te futen per te shpetuar se nga kan dalur nuk I nxe me,duhet angazhim masiv ne dobi ,ku te marrim me mendore ne mendime fjale dhe vepra sipas ullzimit zotit qe mendimi fjala dhe vepra jon e vepruar te ket me shum dobi se dem,te nxisim dhe japim mesazhin hyjnor nder njerez pendim falje ,mirkuptim toleran c drejtesi hak mundesi vlera angazhim ne meditim allurim te zotit pajtim kombetare se vetem keshtu I sherbejme asaj qe ndjejme sejili per veten te drejten hakun por per te gjith dhe vetem keshtu ne ne vend te shkatrrimit sjellim rregullimin ne vend te urrejtjes sjellim dashurin ne vend te problemeve sjellim zgjilljet ne vend te humbjes demit sjellim dobin ,le te angazhohemi bashkekombas te dashur sejcili sipas mundesis nivelit dhe aftesise dhe bejme te mundur daljen e ulleheqesve te drejte ne mezin tone pasi I malli zot e ka plotesuar meshiren e tije mbi cdo popull ,e pse popujt len rrugen e drejt dhe shperqendrohen I malli zot nuk na ka faj per gjithcka ne akuzojm dike duhet te bindemi se gjithcka ne kerkojme ne rrall te pare na fillojne zgjilljet duke filluar secili nga vetja por duke filluar sej cili nga vetja ne mendime fjal dhe vepra vetem sipas ullzimit te mallit zot , kushdo qe di me mire le te behet ndihmes dhe plotesues ne dobi duke e perhapur ate

      1. Sipas “ullëzimit të të mallit” Zot, të lutem e të bëhem rixha që të mos na e sakatosh në këtë far feje gjuhën shqipe.

  2. O lubonje cfare po thua o te dhjefsha trute ? Per ke e ke ? Se neve kemi nje jete qe punojme per ndryshim dhe hasemi me grushtin e shtetit perdite nga keta hajvane dhe komunista me ne krye bashkimin evropian te sorosit. Kujt i referohesh ?

    Puna dhe vizioni vidhet. Na e kane detyruar me zor kete stil jete qe ta pranojme duke na mashtruar se dite te mira do te vijne. Na kane hequr te drejten perfundimisht qe te shijojme jeten me cdo te drejte.

    Mashtroni dhe vidhni o njerez. Keshtu do shperbleheni nga unioni i ujeve cilidoqoft ky ai lindor ose perendimore.

    MASHTRONI DHE VIDHNI vetem ashtu do keni mireqenie dhe siguri ne jete.

  3. Fatos Lubonjien e mbeshtes si opozita reale ne Shqiperi. Eshte gati gati institucion. I pa joshur dhe blere nga pushteti. Nje njeri qe ka vuajtur ne burgjet e komunizmit dhe qe nuk shpreh mellef.
    Por qe te mbeshtetesh Meten, se po lufton “grushtin e shtetit” , me duket e sforcuar dhe e pakuptimte.

    1. i paemer i ores 19:34, po lexoni o popull ai po sqaron gabimin ne te cilin re; Problemi nuk a a po lufton meta per interesin e tij; Por ka apo ska te drejte; po shkelet kushtetuta apo jo?

  4. Nuk me duket se Lubonja po mbeshtet Ilir Meten. Perkundrazi e shigjeton si nje nga shkaktaret e kesaj situate. Mendoj se me teper po i ben thirrje ndergjegjes se shqiptareve qe nuk shohin alternative tek asnje parti.
    Sipas jush cfare duhet bere ne mungese te nje opozite reale?

  5. Ore ketyre lulkuqeve te rames i duket lubonja injorant kurse taulanti i duket si Bill klinton kurse spiropali si Merkel ku po shkon kjo bot he se harrova se jemi ne shqipni or koke qepa qe ne vend te truve keni copa bolesh se na moret ne qafe

  6. Zot na ruaj qe mos perfundojme te gjithe si keta legena, pse jo ndyresira, qe sulmojne gjithe diten BE dhe SHBA gjoja per llogari te opozites. Gjeje nje menyre dhe shpjeri tek shpellat e Hamasit se per ate bote jane fiks. Shiko kete loqen qe krahason Merkel me Spiropalin per te kuptuar cfare malli jane. Jane 3-4 vete qe sillen perdite verdalle ketu dhe bejne kete propagande te shpifur, qe per cudi me duket se po e hane edhe opozitaret e sinqerte.

  7. O lubonje mblidh te gjithe kazanet qe te rrethojne dhe dil e mbro liken e floririt,u kontrollove ne rinas kur u ktheve nga italia apo po shperndan virusin neper studiot e tv

  8. Shkrim i goditur z.Lubonja . E gjithe kasta politike( kush me shume e kush me pak ) eshte fajtore per kete gjendje mizerabel ku ndodhemi sot . Jemi futur ne nje rruge pa kthim ku eshte teper e veshtire te dilet po nuk pati vullnet te mire nga te gjitha palet . Zgjidhja primare e gjIthe kesaj zallamahie ku gjendemi jane NDRYSHIMET rrenjesore ne çdo fushe , Zbatueshmeria me perpikmeri e tyre dhe ndeshkueshmeria e kujtedoje para ligjit . Duhet filluar se pari me dobesimin e liderit dhe kthimin e fuqise vendimmarrese tek populli i cili me voten e tij te vendos per gjithçka .

  9. Te gjithe shpellkaret e lakuriqet ky ljubo I ben te kalojne ne orgazem grate kohes kur lubonja flet nga italia,kur ljubo flet ne tirone keto shpellkare qin njeri tjetrin

  10. LLUBO ….. GRSUHTI SHTETIT GODITI ME 21 JANAR …. kjo e fundit eshte perplasje interesash midis ortakeve te gjirit te njalave shpk.

  11. kete e ka goditur ne koke grushti i shtetit. pse tani u kujtua likja qe paska grusht shteti? pse su kujtua kur ishte pjes e tepsis apo kur hante ngjala. cop muti qe do te mbroj gjn e vjedhur. te pafshim mbrapa hukurave dhe terheqsh kemben zvarr per te gjith ata si puna jote o like floriri. te dalt floriri nga hundet o i pangopur i felliqur.

  12. Do bej nje pordh dhe do ta segoj te protestoj me Like floririn,mona bucen, bash shalengjiturin dhe gjith kokepalaret shqupista .Per Lubonjen do bej nje pordh speciale qe ti bej kompani ne protesten demokratikve te kck, hajdutave 7% dhe kokepalareve te shqupit

  13. Pyetje se nuk me plas fare per politike, a eshte shkelur kushtetuta?
    Dhe tjetra keni besim te ulesi manoklla me ate forme koke?
    Po patet, mundesisht merrni i paemer te ciftoheni dhe budallenjte ne rradhe.

    1. eshte shkelur disa her kushtetuta nga like floriri. ka tejkaluar kompetencat. eshte ber pal dhe nuk perfaqeson me unitetin e popullit, max perfaqeson unitetin e popullit opozitar. duhet te japi doreheqjen dhe pastaj te bej cte doje, por ka kohe qe ka dal nga kornizat kushtetuese te presidentit.

  14. Ti i paemer shiko cfare sharjesh qe i behen Lubonjes dhe me gjete mua qe i bera nje kritike.analiza jote sikur ta kishe bere ne zyren e G.Bardhit.

  15. I paemer i ores 18.56.Shikoj qe me njeh por edhe une te njoh.Te sugjeroj qe ti shkosh prapa Lubonjes per te marre cfare leshon ai.

    1. Mos mer hiç mëndje as nga unë, as nga Lubonja, as nga Meta e as nga Rama more Gac.
      Nëse di të lexosh shqip, mere e lexoje vetë Kushtetutën, e nëse ke mënd do të kuptosh se kush po e shkel. Kushtetuta për një shtet demokratik , është njëlloj si Bibla apo Kurani për besimtarët e Zotit.

  16. sec ka nja ca muaj qe ka ren ne dashuri te madhe me atdheun ky like floriri. se ka pas njof mir atdheun, po ka nja ca muaj qe e ka njof me mir dhe ka ren kok e kemb ne dashuri me atdheun. kushedi si e ka hallin i shkreti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *