• |
ide | kryesore

Mbretëresha, e zhgënjyer nga reagimi i princit Harry

Paparazzi, Slider



Së fundmi, thuhet se mbretëresha është thellësisht e zhgënjyer nga reagimi i princit Harry.

Ditë më parë, zyrtarët e lartë dhe përfaqësuesit e mbretëreshës bënë më dije se do t’u ndalojnë dukës dhe dukeshës së Sussex-it të përdorin termin “Royal” (mbretëror). Harry dhe Meghan reaguan përmes një deklarate publike, ku thanë ndër të tjera se “monarkia nuk ka asnjë të drejtë mbi mbikqyrjen e termit ‘mbretëror’ jashtë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar”, por sidoqoftë ata nuk do ta përdorin. Burime për Us Weekly bëjnë me dije se tensionet mes Harry-t dhe mbretëreshës Elizabeth II vazhdojnë ende. “Ajo është shumë e zhgënjyer që nipi i saj solli kaq shumë siklet në monarki, aq më tepër në kohën më të keqe të saj,” u shpreh burimi. “Mbretëresha ka qenë e prirur që ta zgjidhë këtë situatë në mënyrën më të padëshmshme të mundshme,” shtoi një burim për Vanity Fair. “Ka arritur në atë pikë sa nuk do ta mendojë më çfarë ka ndodhur.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *