• |
ide | kryesore

Meta: Në 2 mars për lirinë e medias dhe Kushtetutën, kundër grushtit të shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 2 marsi, data kur presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard, në mbrojtje të Kushtetutës, vjen sërish një reagim nga ky i fundit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta ka falënderuar publikisht dy moderatorët, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, të cilat deklaruan se do të bëheshin pjesë e këtij manifesti. Teksa i quan zëdhënës të fuqishëm të interesit publik, kreu i shtetit bën thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, ku përveç mbrojtjes së Kushtetutës, të mbrohet dhe liria e mediat.


MESAZHI I METËS
E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!
E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte , nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.

Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit.



7 Comments

    1. Me ne krye spiunokomunistin META.
      Apo jo…. Prit pak, se ky ka qen edhe ketej dhe andej. Si quhet ky tani, as mish as peshk. Apo pa shtylle kurrizore, apo zvarranik, apo parazit… si quhet mor aman.

  1. Ta pastrojme tironen nga shpellkaret e maloket kriminele qe vetem kane vrare e vjedhur per 25 vjet,shpellkaret e maloket ne qytet Kombi ne Rrezik

  2. Clirohu nga deliri, se nuk ka njeri mendje te te ndjek ty. Vazhdoni 30 vjet me te njejten politike, si e si te mbroni zullumin qe keni bere. Skeni as turp as cipe as moral.

  3. Ne nje vend normal, karriera politike e ketij zoterise, do ishte varrosur vite me pare. Here me PD-ne e vidh, here me PS-ne e vidh ca me shume, vidh me audio e me figure.
    Por ja qe nuk jemi nje vend normal, prandaj duhet te vazhdojme te degjojme cfare thote ky, Kryemadhi, Manjani ( ky eshte trap fare ) Vasili debili etj etj. LSI tu humbte fara cfare kanceri i pasherueshem paske qene!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *