• |
ide | kryesore

Meta: Pse të jap dorëheqje? Të bëhet Baton Haxhiu president…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se nuk e mendon dorëheqjen. Në një intervistë në emisionin “Opinion” Meta tha se nëse ikte do të kishte cenim të interesave kombëtare.

“Unë të jap dorëheqje? Pse të jap dorëheqje? Që të çohen ca trima dhe të luajnë me interesat kombëtare? Të iki unë dhe të bëhet Baton Haxhiu president?” – tha Meta. Njihet tashmë përplajsa që ka ish-kreu i LSI-së me gazetarin Baton Haxhiu. Përplasja mes tyre nisi që në kohën kur diskutohej për një marrëveshje për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Meta shpjegoi edhe arsyet që vendosi të thërrasë popullin në protestë, por nuk shpjegoi se çfarë do të ndodhë.

“Institucionet nuk funksionojnë. Presidenti i ka bërë të gjithë gjërat si zyrtar serioz. Çfarë të bëjë Presidenti kur parlamenti, KED dhe qeveria bëjnë puç kundër presidentit, nuk mund të pushtohet me grusht shteti presidenti.

Nëse shqiptarët thonë se duke pritur e duke fjetur e duke parë telenovela do vijë ndonjë mrekulli… unë tani e kam, të qartë se pupulli do të vendosë legjitimitetin. Në 2 mars do ndodhë manifestimi më i bukur ku qytetarët do të dalin për legjitimitetin. Janë të ftuar të gjitha partitë” – tha Meta. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Eshte bere ver llapa ky,sa ne nje tv,sa ne konf,ver llapa del sa 21dhjetori,zogu i zi dhe te presidenca duke luftuar per like floririn

  2. Kur u bere ti President i lindur, ritur dhe edukuar ne Cepan, nje fshat i krahines Skraparit dhe ndertove karieren me vjedhje dhe mashtrime tashme te dokumentuara me figure dhe ze, perse mos te behet edhe Batoni qe si nga intiligjenca ashtu dhe ndershmeria te superon ty!!!!!!?????

  3. Ta kishit caktuar per diten e veres me mire. Miting i bukur miting paqesor. Ky vend duhet te shkundet te pastroje disa plehra te politikes dhe T’ a marrin ne dore fatet e vendit njeresz me integritet dhe Patriote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *