• |
ide | kryesore

Meta: Rama pushtues dhe puçist. Nëse duhet, do ketë revolucion

Lajme, Të fundit

Më 2 mars, ora 17:00, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që ai e quan “Grusht Shteti”. I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion, atëherë kjo do të ndodhë.

“Në qoftë se ka ardhur koha për revolucion, revolucion do të ketë. Në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, në qoftë se nuk funksionon SPAK-u, revolucion do vejë kjo punë. Çfarë revolucioni? Revolucion për zbatimin e ligjit! Revolucion zbatimin e Kushtetutës!” – tha Meta që nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama.


“Rama po sillet si një pushtues institucionesh dhe një puçist. Kjo mazhornacë mori leje nga dy ambasadorë të rëndësishëm duke lejuar shkeljen e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Ambasadorët ne i kemi lejuar që të vijmë në këtë situatë” – tha Meta. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. “Ambasadorët ne i kemi lejuar që të vijmë në këtë situatë” – tha Meta.

    E sheh o Ilir çfarë ndodh kur i lë dorë të lirë këtyre dhe të huajve – ata te gjithë sëbashku të hane të gjallë. Mos harro gjënë më të rëndësishme, këta janë njerëz pa Zot.

  2. O burra shpejt mbas Nje hajduti se u shkel kushtetuta.
    Kush e ka care trapin per kushtetuten,
    I ka hyre frika e burgut.

  3. Miri,
    po per faktin tjeter qe Presidentin e mashtron Monika, gruaja e tij qe trashegon LSI bashke me Titin, a ke ndonje keshille per t’i dhene gjynafqarit Ilir Cepanakut?

    1. Tani tjetri eshte president dhe aq gjera i di, kush e mashtron apo jo dhe se cfare duhet te beje. Keshillat e tjera ja po t’i ler ty. (Me pelqen qe e mbajte repliken te civilizuar) Kalofsh mire!

  4. Z.President nuk shtrohet çeshtja a duhet revolucioni pro jemi tè vonuar me gjithe keto shkelje qe Ka ber rama me kanabizimin .
    PPP. dhe deformimin e reformen
    Ne drejtesi duhet tè ishin ber 2 revolucione
    .

  5. Mbas revolucionit qe mbajti lart frymen revolucionare te salihut e lulushit po behet gati likja i floririt me gjatesi 162 cm te beje revolucionin e radhes shko like pyete Salihu si arriti te fitoje me revolucionin demokratik para nje viti,bytha jote nuk eshte problemi shqiptareve,te burgosurin ti e bere keshilltar o like,me qimin e besin e droges ti shetite neper male,emiljanon ti e fute ne presidence

  6. Patjeter revolucion do bejme. Po na iken pushteti, do na fusin ne burg. Cohuni o burra vrituni me njeri tjetrin, se Likes dhe Mones po i vjen fundi. Hajde president hajde.
    Presidenti, babai kombit ben thirrje per revolucion. I cmendur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu