• |
ide | kryesore

Misioni delikat i Ajax, rrezikojnë jo pak pretendentët e Europa League

F1, Sport

Pretendentët e Europa League rikthehen në fushë në kërim të kalimit në 16 më të mirët e kompeticionit. Një hap e kanë hedhur në ndeshjet e para, por sigurinë duhet ta marrëin në kthim, me Manchester United që duhet të kërkojë kualifikimin në Old Trafford. Barazimi 1-1 përballë Brugge nuk mund ta lërë të qetë Solskjaer, por Teatri i Ëndërrave i jep tjetër impakt Djajve të Kuq dhe natyrisht edhe mbështëtesve të United që presin ta shohin skuadrën, në vështirësi në Premier, të dalë të paktën me një trofe të rëndësishëm nga ky sezon. Belgët kanë mbajtur kokën lart në sfidën e parë e do të kërkojnë të shënojnë me cdo kusht në Angli për të shpresuar të bëjnë goditjen.

Skuadrat angleze nuk duhet të kenë problem, të paktën jo në këtë raund, me Wolverhampton që është e kualifikuar me 4-0 ndaj Espanyol, ndërsa Arsenal ka sigurinë e një goli në Greqi përballë Olimpiakos. Skuadra e Artetës që po rimerr veten, konfirmuar edhe nga fitorja përballë Everton, nuk mund të jetë plotësisht e qetë në Emirates, sepse luhet për një gol dhe grekët e kanë eksperiencën për të bërë keq. Pa tifozë por me dy gola në transfertë për Inter nuk duket një problem sfida me Ludogorets, ndërsa mund të mos jetë mjaftueshëm një gol për Romën në transfertën belge përballë Gent, por është një avantazh që skuadra e Garcias duhet ta ruajë me cdo kusht. Verdhekuqtë vijnë nga suksesi 4-0 ndaj Lecces dhe portugezi ka marrë nga skuadra garanci, se mund ti dalë.

1-1 në Rumani është rezultati që favorizon Sevilla, skuadrën eksperte të kompeticionit. Spanjollët në Ramon Sanchez Pizjuan janë shkatërrimtarë dhe do të kërkojnë të justifikojnë statusin që kanë, kur të kenë përballë në 90 minutat e dyta Cluj. Misionin më të vështirë e ka Ajax, që duhet të rikuperojë humbjen me dy gola në Spanjë përballë Getafe. Hollandezët treguan gjatë grupeve në Champions se nuk e kishin humbur forcën e sezonit të kaluar, pavarësisht largimeve të forta, e këtë duhet ta rikonfirmojnë në Amsterdam, ku nevojiten të paktën dy gola për të vazhduar rrugën europiane…

EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32
18:55 Basel ? – ? APOEL Nicosia
18:55 RCD Espanyol ? – ? Wolverhampton Wanderers
18:55 FC Porto ? – ? Bayer Leverkusen
18:55 Gent ? – ? Roma
18:55 Istanbul Basaksehir ? – ? Sporting CP
18:55 LASK ? – ? AZ Alkmaar
18:55 Malmoe FF ? – ? Wolfsburg
21:00 Ajax ? – ? Getafe
21:00 Arsenal ? – ? Olympiacos
21:00 Benfica ? – ? Shakhtar Donetsk
21:00 Celtic ? – ? FC Koebenhavn
21:00 Inter ? – ? Ludogorets Razgrad
21:00 Manchester United ? – ? Club Brugge
21:00 Salzburg ? – ? Eintracht Frankfurt
21:00 Sevilla ? – ? CFR Cluj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu