• |
ide | kryesore

Presioni amerikan/ Albin Kurti shpall fillimin e heqjes së taksës

-Instant, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konferencë për media, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë taksën.

Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur Kurti.

“Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

E nëse Serbia vazhdon fushatën miqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti ‘kushtëzoi’ edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“BE’ja ta zhvillojë lartë këtë veprimin tonë, duke filluar liberalizimin e vizave. Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”

“Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri”

“Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit”, shtoi Kurti.



10 Comments

  1. Shumë mirë Albin ua ke lënë një shteg të hapur, që mund ta mbyllësh nqs amerikanët europianët dhe serbët nuk janë korektë.

    1. O i paymer.. Ai shteg i hapur ka qene gjithmone, jo se e hapi Albini tani. Taksa eshte nje celes ne duart e Prishtines. Rama ja tha Ramushit ne Berlin. Hiqe perkohesisht sepse ne dore e ke prap nese do ta vendosesh serish. Albini ka marre komplet propozimin e Makronit qe i kerkoi hiq taksen perkohesisht dhe nese ai dhe Merkel nuk do ta bindnin palen serbe te pranonte kushte e dialogut dhe respektimin e CEFTAS , Ramushi mund ta vinte prap taksn.
      Kurse ju gomeret e ketij portali po mundoheni ta paraqisni si fitore te Albinit kete terheqje me bisht nder shale qe beri sot.
      Me mire vone se kurre.

  2. I njeti mekanizem presioni qe perdor SHBA ndaj Kines per marreveshjet tregare. Edhe njehere taksa u provua si pune me mend dhe e ndihmoi Kosoven te fitoi shumecka nga asgjeja. Flitet qe Albinit i kane premtuar edhe heqjen e vizave. Tradhetari i ndyre Edi Rama beri cdo gje qe taksa te hiqej para se te merrte fund aventura e ndarjes se Kosoves dhe para se taksa te jepte te gjitha efektet e mundshme pozitive per Kosoven. Koha do ta tregoje por shenjat jane qe heqja e takses po shitet shtrenjte.

    1. O Neri.. atij ´TRADHETARIT TE NDYRE ´ ti lepish bolet se cdo gje qe i tha Albinit po del e vertete.
      Politika e jashtme nuk do as populiste si puna e ketij Kurtit, as propagandiste ordiner, inatci dhe medioker si puna jote.
      Politika e jashtme do njerez qe mendojne politiken e 30 viteve te ardhshme dhe jo per nje mandat 4 vjecar.
      Te gjithe ju zagaret e PDs qe vini ketu dhe shani Ramen , ju as tek maja e karit nuk i vini.

      1. Qe kur the qe Rama i cili mbushi Shqiperine me hashash me pasoja te tmerrshme 30 vjecare vetem per te fituar nje pale zgjedhje, eshte vizionar qe mendon per 30 vite mbarova pune me ty. Medioker e ke shume pak te te thuash se ne te vertete je derdimen. Medioker mund te quash p.sh. nje mesues me hater vizatimi qe zhgarravit Power Rangers-a dhe Batman si Rama, por jo ty. Ti nuk e meriton.

        1. Dyll … Dyll o Skender .. ne nje brime i bie kavallit .. Lexoje mire cfare kam shkruar.. Po flas per POLITIKEN E JASHTME.
          Sa per politiken e brendshme ka plot budallalliqe ,´politika’ , populiste, majtiste, monarkiste, te djadhta, per ish pronaret, per fshataret,,,, per studentet qe behen jo per 4 vjet , por thjesht per nje perjudhe 3 mujore, sa per te arritur nje qellim te afatshkurter.

          Por ne politiken e jashtme nuk i ben dot keto budallaliqe. Kruse ti prap po me jep argumenta se niveli jot mendor nuk i kalon ato te nje 10 vjecari .

  3. O Neri ose nuk ke memorie, ose nuk do ta pranosh te vertetn. Ktheu 10 muaj mbrapa dhe lexo ca ka then rama. E kupotoj qe e ke inat, po jepi hakun. Eshte me burrerore.

  4. Po c’politike te jashtme o ditezi? Nje njeri qe e quan kandidatin per presidentin te SHBA turp i njerezimit mendon se ben plane 30 vjecare? Ky eshte deshmuar si KM me femijnor, oportunist dhe sigurisht deshtak ne cfaredolloj politike te brendshme apo te jashtme. Ik e merr nje sy gjume e kthjellohu se te ka bere keq vdekja e asaj bushtres plake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *