• |
ide | kryesore

Publikohen SMS-të: Në poliklinikën Qendrorë të Tiranës nuk ka as maska

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD Bardh Spahia me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar mesazhe, të cilat flasin për faktin e rëndë se në Politeknikën Qendrore në Tiranë, mjekët punojnë pa mjete. Sipas tij, ministrja Ogerta Manastrliu ka degdisur shëndetësinë në një gjendje shumë të rëndë. Spahiu thekson kjo gjendje është në zemër të Tiranës e se vetëm mund të imagjinohet sesi është situata në rrethe.

“Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene?

Edhe në kushte normale, keni detyrimin ligjor, bazuar në ligjin që vetë keni miratuar në 2016-ën për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, që të garantoni kushtet e punës e të higjienës për personelin shëndetësor e për pacientët!

A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????” – shkruan Spahia.

Image



2 Comments

  1. Maska ka vetem ne mendjen e semure te KM tone dhe te kuklles ministre te shendetsise.Maska mezi gjen ne tregun e lire farmaceutik ,kurse qeveria vetem pas dy muajsh u kujtua te celi nje fond 1 milion euro permaska e pajisje mbrojtese per mjeket.Keto pajishe vine pas disa muajsh ketu

  2. Hahah sa qesharake qe jemi o zot..ky eshte vendi yne o Edvin Rilindja. Kjo eshte Shqiperia qe duam? Vetem kulla bere sepse ato te japin leke rrufshete..smenduat per spitale shkolla..emergjenca civile..smenduat per popullin. Keto jane skandale qe nuk mund te kaperdihen. Edhe po te vdesin mjeke apo paciente prape do kalohet si me termetin qe nuk u denua askush per 51 jete te humbura. Prape do injorohet se jeta nuk vlen ketu. Nuk ka me shprese ky vend i vdekur. Ca paskeni qene o derra te pangopur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *