• |
ide | kryesore

Stresi kërcënon publikisht reperin S4mm

Paparazzi, Slider



Disa orë më parë, reperi S4mm ndau në llogarinë e tij në Instagram një video të tijën duke kënduar, e cila u kuptua qartë se ishte një “diss”.

“Që 10 vjet ke karrierë, ama s’ke bo asnjë hit”- shprehej reperi në vargjet e tij, të cilat thuhet se i dedikohen Stresit.

S4mm s’kishte përmendur asnjë emër në këngën e tij, mirëpo Stresi i cili duket se e ka marrë mesazhin, ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka “kërcënuar” reperin duke i këshilluar të mos merret me të, ndërsa më pas shpërthen në sharje kundrejt “S4mm”.

“Ju kisha lut të rrini në punën tuaj, bëni muzikë të mirë, bëni hite edhe jua jap dorën. Mos se…” – shprehet ndër të tjera Stresi, siç mund ta dëgjoni në video.

Ende nuk dihet ç’ka ndodhur saktësisht mes dy reperëve dhe cila është arsyeja konkrete që i ka shtyrë të bëjnë këto “diss-e”, megjithatë presim ta mësojmë sa më shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *