• |
ide | kryesore

Superfuqi si Kina nuk po e ndalin dot/ Manastirliu: Kemi kapacitetet për çdo situatë të përballjes me koronavirusin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë bëri sot një deklaratë të fortë.

“Kemi gati strukturat për përballimin e koronavirusit të ri, për karantinimin e personave të dyshuar, strukturat spitalore për trajtimin e rasteve potenciale si dhe strukturat ku do të zhvendosen shërbimet aktuale, nëse do të jetë e nevojshme. Kemi parashikuar skenarët për çdo situatë, që nga rasti i parë potencial e deri në maksimumin e parashikimit”- u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë raportimit në Komitetin e Sigurisë Kombëtare, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Duke deklaruar se strukturat në të gjitha nivelet kanë marrë masat paraprake bazuar në rekomandimet e OBSH, Manastirliu siguroi për gatishmërinë e të gjitha strukturave shëndetësore.

“Në skenarët që ekspertët tanë kanë parashikuar, që me konfirmimin e rastit të parë, ne vëmë në dispozicion strukturat që fillojnë me spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Kemi përcaktuar bokset, dhomat e izolimit, është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, nëse do të kalonim në skenaret e tjerë, që do të ishin nga 0 në 100 si dhe 100 deri në 150 raste të prekura. Sigurisht, duke siguruar këtu të gjitha kapacitet dhe nevoja për ato raste të rënda, pasi dihet që 5% e rasteve që konfirmohen me koronavirus janë raste të cilat do të kenë nevojë për suport respirator”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se për çdo skenar, janë parashikuar kapacitetet e nevojshme, janë trajnuar stafet, është siguruar stoku i mjaftueshëm i medikamenteve, kite reagentë. Aktualisht spitalet janë të pajisura me stokun e nevojshëm të materialeve mbrojtëse personale dhe po furnizohen në vazhdim më stokun e dytë, për të cilin Ministria e Shëndetësisë ka rialokuar një fond prej 1 milion dollarë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë marrë masat edhe për karantinimin e personave të shëndoshë-të dyshuar, në strukturat e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa deklaroi se janë përcaktuar gjithashtu edhe spitalet e tjera, ku do të trajtohen pacientët për sëmundjet që trajtohen në ato spitale, të cilat do të shndërrohen në spitale për trajtimin e COVID-19, nëse do të jetë e nevojshme.

Deri në këto momente, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19, ndërsa vijojnë testimet për rastet e dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi laborator i çertifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kryerjen e diagnozës së koronavirusit te ri në vendin tonë. Deri tani janë testuar 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar negativ. Sipas Ministres Manastirliu, të gjitha struktura shëndetësore janë në gadishmëri për përballjen me këtë virus të ri.



9 Comments

  1. HA HA HA HA HA HA !
    FOLI EDHE KJO KARJA QE E KRUAN VESHIN ME STILOLAPS! O TE QIFTE KINA SOJ E SOROLLOP PO PSE ASHTU NXIRREN PERFUNDIMET MOJ DEBILE/ANALFABETE FUNKSIONALE?!
    PA PJESTOJI TOTALIN E BANOREVE TE KINES ME TOTALIN E TE INFEKTUARVE SA TE DEL PERQINDJA MOJ KARE E PASHPRESE?!

  2. Nga e kemi marre modelin e perballjes me virusin, nga Afrika e jugut? Nga atje ku ti kopjove pa pike turpi doktoraturen, dhe jo vetem nuk dhe doreheqjen, por nuk te hoqen as titullin? A keni besim tek nje idiote+injorante+hajdute si kjo kimistja ne tentative e rilindjes? Zot na ruaj e mbaje larg virusin se na ka gjetur ne pike te hallit me keta ministra, qe ne vende te tjera nuk do ishin graduar as per te mjele lopet. #Fund injorances

  3. Nuk luftohet e keqja me propagande, por fatkeqesisht, ne shqiptaret jemi qeverisur gjithmone nga propaganda dhe slloganet idiote. Skenaret me pozitive dhe me te keqinj te mundshme qe permend kjo zonja rilindore, ia kerkuan tek Opinioni, por nuk diti te pergjigjej. Sot paska i paska bere disa llogaritje. Por skenari me i keq i mundshem nga vjen nga Italia ku ne nje zone me 50 mije banore ka patur disa qindra te infektuar dhe nga ku mendohet se eshte perhapur edhe ne zonat e tjera. Duke mbajtur ne konsiderate faktin se ne Tirane jetojne afro nje milion banore dhe se lali Eri i ka marre masat qe uji ne rubineta te jete me orare, pra nuk plotesohen as kushtet elementare te higjenes, nese infeksioni do shfaqet ne Tirane, problemet do jene te jashtezakonshme. Ky eshte skenari me i keq znj. Rilindore dhe kete ia thoni shefit tuaj dhe kryetarit te Bashkise Tirane. Sa per karantinen ne kovalishencen e MM, duhet pare gjendja pas termetit te 26 nentorit, pasi kovalishenca e MB qe eshte ngjitur me te, pati deme te medha dhe nje oficer policie mbeti viktime. Nje oficer policie dhe jo nje prokuror, nuk po permend emrat per arsye etike, por zv.ministrja e brendshme Voda, e cila ishte mjaft “e informuar” per situaten, e beri kete ngaterrese. Nuk na mbetet tjeter vecse te shpresojme se do jene pak me te pergjegjshme se ne rastin e termetit, ne te kundert…

  4. Shendetsia ka mar masat si termeti 26 nendorit si punonjsit e hemergjences civile qe i mungonin paisjet nga dorashkat e te tjera e te tjera.

  5. Si nuk po e ndalin dot? Ata nuk krahasohen me Shqiperine qe ka rilindoret ne krye, liderin global dhe Elisa Spiropali qe i ve traun tek dogana dhe nuk e le coronavirusin te hyje ne Shqiperi.

  6. Ne amerike po behet shume shqetesim puna e virusit dhe Presidenti ka caktuar zv presidentin te udheheqi task forcen per ceshtjen e virusit dhe ku kongresi ka akordua miliarda dollare per kete qellim, ndersa kjo debilja mavi del e flet si e ema zeqos maje thanes. Ku e keni ate drejtoreshen me fytyre lope qe thoshte mezi po e pres virusin, merreni dhe cojeni ne wuhan qe ti plotesohet deshira

  7. Ik kerko llogari per chek up ..se ua pive gjakun njerzve ..i terrorizove mjeket e infermieret ..i mbyte ne gjoba .. bol fole broçkulla se na neveritet vendin .

  8. O njerez-nuk e ze -koronavirusi-kete popull .sepse ja ka zene vendin me pare -Gripi – Deleve-
    ——————Siptomat jane——-
    1]Mpirje turi
    2]Lavazh truri
    3]Pacienti hyn ne vetkenaqesi ,kenaqetme nje thes miell dhe 1kg makarona
    4]Ul koken si donje qen i zgjebosur edhe kur e godasin nuk leshon ze .
    5]E marrin me kapister per dore dhe terheqin ne c’do cep
    Per pacientet qe nuk i ka zene -Gripi i deleve te ruhen vetem nga -krye -Koronavirusi-qe eshte dhe po infekton tere vendin -Edvin Psiko-Skizofreni-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *