• |
ide | kryesore

Video/ Europa League: Kluivert kalon Romën në 16 më të mirat, Basaksehir ka nevojë për kohën shtesë

F1, Sport, Video



Janë përcaktuar 7 skuadrat e para, përfshirë Basaksehir që ka dashur kohët shtesë, të cilat janë kualifikuar në 16 më të mirat e Europa League. Roma ka avancuar më tej në 1/8 e finaleve, duke barazuar 1-1 në shtëpinë e Gent pas fitores minimale të sfidës në Olimpico. Ndeshje e komplikuar për verdhekuqtë e Fonseca që, pas shtyllës së Kolarov në minutën e 1′, e panë veten në disavantazh në të 25′ falë golit të David. Katër minuta më pas dyshja Mkhitaryan-Kluivert orkestroi kundërsulmin fitues me golin e hollandezit, që i dorëzoi Romës kalimin në 1/8.

Kualifikim i rëndësishëm edhe për Bayer Leverkusen, që mposhti në transfertë Porton me rezultatin 1-3, pasi kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-1. Basel që e kishte formalitet kalimin në raundin tjetër, ka mposhtur edhe në këtë ndeshje APOEL, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Austriakët e LASK kanë arritur të fitojnë me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj AZ Alkmar dhe kalojnë në raundin tjetër. Wolfsburg nuk e vuri asnjëherë në dyshim kualifikimin, teksa pas ndeshjes së parë 2-1, këtë ndeshje e fituan 3-0 dhe kualifikohen.

Nuk i ka mjaftuar fitorja 3-2 Espanyol, në sfidën kundër Wolverhampton, për të kaluar në raundin tjetër, pasi ndeshja e parë ishte dominuar 4-0 për anglezët.

EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32

Basel 1 – 0 APOEL Nicosia
RCD Espanyol 3 – 2 Wolverhampton Wanderers
FC Porto 1 – 3 Bayer Leverkusen
Gent 1 – 1 Roma
Istanbul Basaksehir 4 – 1 Sporting CP
LASK 2 – 0 AZ Alkmaar
Malmoe FF 0 – 3 Wolfsburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *