• |
ide | kryesore

Video / Europa League: United shkërmoq Brugge 5-0 dhe fluturon në 1/8-at bashkë me Inter që mposhti Ludogorets 2-1, Getafe eliminon Ajax

Sport



Në ndeshjet e kthimit në 1/16-at e Europa League Manchester United ka shkërmoqur 5-0 Club Brugge dhe është kualifikuar në 1/8-at e kompeticionit. Ajax fiton 2-1 ndaj Getafe, por nuk mjafton për të kapërcyer humbjen e ndeshjes se vajtjes. Pas 2-0 në Bullgari, Inter mund edhe në kthim 2-1 Ludogorets dhe kualifikohet në 1/8-at e Europa League. Në një San Siro të zbrazur për shkak të alarmit koronavirus janë miqtë që zhbllokojnë ndeshjen me Cauly (26′). Zikaltrit kthjellohen shpejtë dhe gjejnë barazimin me Biraghi në minutën e 31′-të (me devijimin e Terziev) dhe shkojnë në avantazh në minutën e 48′-të me një gol të Lukaku, që shënon me kokë nga toka. Benfica ka barazuar 3-3 me Shakhtar, por në raundin tjetër kalojnë ukrainasit. Copenhagen ka fituar në transfertë me Celtic, rrëzohen në finale skocezët dhe është 3-1. Asnjë gol në takimin mes Sevilla dhe Cluj, me spanjollët që arrijnë në 1/8-at. Ndërkohë ndeshja Salisburg-Eintracht është shtyrë për shkak të alarmit për uragan.

https://www.youtube.com/watch?v=AWKyvVv8hSc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *