• |
ide | kryesore

Xhemi Shehu reagon në mënyrë ironike pas deklaratës së Alketës

Paparazzi, Slider



Pas përfundimit të Festivalit të RTSH-së, portali që drejtohej nga Alketa Vejsiu, lëshoi disa thumba lidhur me njerëzit që komentuan negativisht moderatore. Një prej tyre ishte edhe Xhemi Shehu, të cilën portali i Alketës e krahasoi me “Gagaçen”, një personazh që imiton Salsano. Lidhur me këto fjalë, Xhemi zgjodhi të mos bëjë asnjë reagim, duke preferuar të qëndrojë në heshtje, megjithatë pasditen e sotme ka folur pak tërthorazi. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ishte së bashku me Salsanon dhe ky i fundit tregoi se çfarë duhet të ndryshojë moderatorja. Salsano tha se Xhemi duhet të kujdeset më shumë për veten, megjithatë ajo duhet vlerësuar pasi i kushton më shumë rëndësi fjalës se sa pamjes. Pas kësaj ka reaguar Xhemi, e cila ka thënë se priorite për të është fjala, pasi nuk dëshiron të ngjajë si gagaçe.
“Jo, te fjala e kam prioritetin, që të mos ngjaj si gagaçe”, i është përgjigjur Xhemi me të qeshura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *