• |
ide | kryesore

Zbulohet më në fund vendi i ‘fshehtë” karantinës ndaj koronavirusit

Arkiva, Të fundit



Pasi u mbajt per disa dite top sekret zbulohet vendi ku është ngritur karantina në Shqipëri, për personat që do të diagnostikohen me sëmundjen e koronavirusit. Sot lajmin e ka dhënë vetë Edi Rama që ka mbledhur në selinë e qeverisë, komitetin e sigurisë. Duke folur nga kjo mbledhje, Rama është shprehur se janë dy vende që do të shërbejnë si karantinë.

E para është Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, që do të përdoret për personat që vijnë nga vendet ku ka rënë sëmundja dhe vendi tjetër do të jetë spitali i Sanatoriumit.

Sipas Ramës, janë disa dhoma në Sanatorium që do të përdoren si karantinë, për personat e sëmurë. Ajo qe nuk kuptohet është fakti se përse pavarësisht kërkesave të shumta ky vend duhej mbajtu gjatë sekret dhe më në fund duhej shpallur sot: Mos vallë privilegji për ta shpallur me gojën e tij i duhej dhënë Edi Ramës, apo ndoshta se kur e deklaronin ende të fshehtë se kanë pasur të gatshëm, dhe vetëm së fundi e kanë vendosur.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. PO KAQ I RROTKARIZUM ESHTE KY IDJOT DHE ATA QE KA POSHTE DHE SE KUNDERSHTOJNE DOT?!
    PO A NUK ISHIN KETO GODINA QE DISA PREJ TYRE I SHEMBI TERMETI DHE VDIQ DREJTUESI I POLICISE QE ISHTE PER SEMINAR?!
    DASHTE ZOTI I MADH QE BASHKE ME NEXHIN MERR ME VETE EDHE KETA KRIMINELE TE PASHPIRT DHE PATRU QE PO E VDESIN SHQIPERINE DHE SHQIPTARET!

  2. Sanatoriumi ka banesa rreth e qark, eshte i mbipopulluar! Nuk mund te sherbeje si karantine per nje virus. Nuk jam mjek por te kuptosh qe per shkak se virusi perhapet ne ambientin rreth e rrotull, nuk do shume shkolle (nuk di te them per ata qe mbarojne per pikture dhe per langot qe i lepihen) te arrish ne perfundimin se ambienti duhet te jete i vecuar dhe larg zonave te populluara (ose te mbipopulluara sic eshte ajo lagjia te sanatoriumi)

  3. Mashtrimi qe qendrat e karantines qenkan sekret,tregoi qarte me gojen e Rames,qe nuk qendron.Nuk ka patur asnje qender,jo te caktuar dhe paisur per karantinen,por as qe e kishin idene se ku do e vendosnin,apo edhe me keq,a do ta ngrinin nje qender karantine,apo jo.Turp,qe nje tufe grash,te gjitha mjeke dhe me detyra drejtuese neper institucionet shteterore,rrekeshin te mashtronin opinionin me idiotlleqe qe edhe tek femijet,eshte e tepruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *