• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev bën koalicion me Lëvizjen Besa

Lajme, Të fundit



Arrihet koalicioni parazgjedhor mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa. Zoran Zaev dhe Bilall Kasami marrëveshjen për koalicion e cilësuan si historike me arsyetimin se dy blloqet bashkohen për qëllime strategjike të vendit.

Ata thanë se ky koalicion është bërë mbi themelet për luftë kundër korrupsionit, reformat dhe zhvillim ekonomik.

“Besojmë se ky koalicion është i suksesshëm dhe qytetarët do ta mirëpresin. Të gjithë e dimë se çfarë sjellin grindjet, ndarjet, proceset regresive, por të gjithë e dimë se çfarë sjell uniteti, bashkimi për shtet dhe të ardhme multi-etnike për vendin tonë, qytetarët tonë, fëmijët dhe gjeneratat e reja. Themelet e këtij koalicioni janë vendosur mbi këtë parim. Më vjen mirë që unë dhe Bilall Kasami kemi njerëz të tillë rreth nesh”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ndërsa Kasami thotë se për Besën nuk janë me rëndësi vendet e garantuar por parimet për bashkëqeverisjen e ardhshme.

“Lëvizja Besa edhe njëherë ka folur për koalicioni dhe asnjëherë për pozicione. Kemi folur parime të bashkëpunimit dhe partneritet të plotë. Jemi krenar që po shpallim partneritet me LSDM-në. Sa i përket pozicioneve ato janë më pak të rëndësishme. Sigurisht që të gjitha partitë që i pranojnë parimet e koalicionit pa kushtëzime apo shantazh dhe janë të përkushtuar për rrugëtimin euro-atlantik, janë të mirëseardhur”-pohoi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, raporton Alsat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *