• |
ide | kryesore

Arion Muça zëvendësues i Kelvi Kadillit në emisionin Ditë e Re

Paparazzi, Slider



Mëngjesin e sotëm, gjatë emisionit “Ditë e Re” në “RTV Ora”, prezantuesit Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu njoftuan se kishin një lajm surprizë për publikun.

Kelvi Kadilli bëri të ditur largimin e tij nga emisioni i mëngjesit, duke treguar se do të ndiqte të tjera pasione dhe kishte angazhime të reja që s’kishin lidhje me televizionin.

I ftuar në studio ishte Arjon Muça, për të cilin dyshja zbuloi se do të jetë moderatori i ri që do të zëvendësojë Kelvin në ekran.

“Do të nis një angazhim të ri, që nuk ka lidhje me televizionin, por me biznesin. Lidhet me pasionin tim të ri, prandaj pas mbledhjeve të shumta me stafin, vendosëm të gjenim një figurë mashkullore që të më zëvendësonte mua.”-është shprehur Kelvi sipas “News31.al”

Kështu, duke nisur prej ditës së hënë, Kelvi Kadillin nuk do ta shohim më në ekran dhe krah Arjolës në “Ditë e Re” do të kemi tashmë Arjon Muçën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *