• |
ide | kryesore

Bashkëshortja e Arian Çanit flet për herë të parë për partnerin

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ishte e ftuar dentistja-pediatre Enida Petro, e cila është bashkëshortja e Arian Çanit.

Ajo foli rreth kujdesit që duhet të kenë fëmijët për dhëmbët e tyre, ndërsa Rudina përmendi në studio faktin që dentistja është bashkëshortja e Çanit.

Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Vajzën e tyre Çani e prezantoi disa javë më parë në “Zonë e lirë”, ndërsa këtë moment Rudina e vendosi në ekran gjatë emisionit.

Enida tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin.

“Vajzës së vogël mund të mos i kenë rënë të gjitha dhëmbët, por e kemi parë në televizor. E kemi parë të premten mbrëma.

Ja kjo është vajza e Enidës. E lidhni dot këtë moment? Jemi një familje. Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit. E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen pasionet e Arianit?”- tha Rudina.

“Po, pasionet e Arianit.”- konfirmoi bashkëshortja e Çanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *