• |
ide | kryesore

BE kundër SHBA për vendimin e Albin Kurtit për taksën

-Instant, Të fundit



BE del kundër qëndrimit të të dërguarit special,të SHBA lidhur me.masat pët taksën që propozoi Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës , ka marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Një vendim të tillë e ka mirëpritur edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së. Përmes një deklarate të zëdhënësit të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, është thënë se ky hap mund të ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Deklarojmë se Borrell është gati ta luajë rolin e tij si ndihmës në dialog nga ana e Bashkimit Evropian. Shumë kohë është humbur. Besimi duhet të restaurohet në mënyrë urgjente. Serbia dhe Kosova duhet ta krijojnë një ambient që është i favorshëm për vazhdimin e dialogut, për të mirën e të dyja vendeve. Zëvendëspresidenti/Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell është gati ta luajë rolin e tij si ndihmës në dialog nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.

Por, këto masa, të cilat çojnë hap pas hapi deri te heqja e taksës me kushte të caktuara, nuk janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Tëitter, ka shkruar se “nuk i mbështet masat gjysmake të kryeministrit Kurti”.

“Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë sot e qartë presidentin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Në anën tjetër kryeministri Kurti ka deklaruar se fillimi i heqjes së tarifës, nisur me atë për lëndën e parë, “është një shenjë e vullnetit të mirë”.

“Është shenjë e gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Ai u ka bërë ftesë autoriteteve të Serbisë që si përgjigje ndaj vendimit të palës së Kosovës, të zotohen se do ta ndërpresin fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe të nisin me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës



7 Comments

  1. Nuk e donit propozimin e Makronit ne Berlin ?
    Prisni se ju detyron SHBA te pranoni dicka shume me te keqe per shqiptaret se ajo qe u propozua ne Berlin..
    Nese do pranohej poropzimi Francez ne Berlin ku garante dilte Merkeli dhe Makroni, nuk do arrininm ne kete situate kaq delikate dhe te turpshme per ne.

    ( Kerkojini falje Rames tani per qendrimin e tij ne Berlin )

  2. Vertete pune pedesh kjo deklarata , po ne bythe po e hane shqiptaret.
    Ai pederasti po na i fut kembet ne nje kepuce.
    Na e ka terhequr kapistallin aq forte sa nuk e levizim dot bythen as majtas as djathtas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *