• |
ide | kryesore

Dhjetëra arrestime/ Emri i Çilit doli pas hetimit për falsifikim kartëmonedhash. Në pranga dhe burri i kandidates së PS për deputet në 2017

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja zbulohen nga operacioni i madh me dhjetëra të arrestuar nga Tirana në Jug të vendit, mes te cilëce është edhe botuesi Henri Çili.

Procedimi nga prokuroria ka nisur për falsifikim të kartëmonedhave nga seksioni i krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Nga hetimet dhe përgjimet ka dalë dhe emri i Çilit.

Në funksion të këtij procedimi është kapur edhe një sasi lënde narkotike prej 60 kg kanabis para dy muajsh në Lezhë e nga ky operacion është arrestuar një efektiv policie.

Ndërkohë sot është arrestuar në Tepelenë edhe Ervin Çela, bashkëshorti i Matilda Çelës, kandidate për deputete e PS në zgjedhjet e 2017. Po kështu të arrestuar janë dhe shtetasit Neuland Miçi, Sidi Rama, Antonia Hasa, Armando Hajdinaj.

Të gjashtë këtyre personave u kanë dalë shenjat e gishtave në pakot e drogës së kapur në Lezhë. Ngjarjet janë të ndryshme dhe janë zbardhur gjatë të njëjtit hetim.



1 Comment

  1. Hapni syte në çfarë sfondi po ndodhin këto ngjarje, 2 Marsi është afër. Kur “rilindasit” bëjnë raprezalje gjuajnë diku tjetër, eliminimi i personave te padëshiruar, nën petkun e “luftes kundër drogës dhe korrupsionit”, me turmën zhdukin edhe njerëzit e vërtetë opozitar.

    Ujku mjergull don, bertit “droga, droga, bixhozi, bixhozi”, edhe nga ana tjetër fillon arrestimet ne masë, kundër ngritjes së njerzve kundër kriminelëve te PS.

    Apo tani që erdhi edhe Korona shtohet tymi. E shikoni si funksionon, keta pra janë sataniket e “rilindjes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *