• |
ide | kryesore

(EMRAT) Këta janë të arrestuarit e operacionit ‘Mezhgorani’, mes të cilëve edhe Henri Çili

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka arrestuar 30 persona sot në kuadër të operacionit policor të koduar “Mezhgorani” ku u arrestua edhe botuesi Henri Çili. News 24 nxorri emrat e disa prej të arrestuarëve:

Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toska
Armando Hajdinaj

Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malkë

Elidon Alikollari
Lisandër Alikollari

Ervin Çela
Ali Hysa
Antonio (Saimir) Hasa

Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Shpresa Gjoci

Sait Fishta
Besnik Fishta
Henri Çili

Enri (Gazmir) Ajdinaj
Ilir Korbi
Liko Jazi

Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Renato Riza Toska

Kejsi Kujtim Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Adriatik Brakaj

Çfarë thotë policia 

Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:

3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”

Operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit.
Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithshësi, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët



3 Comments

  1. Ligji i karit. Te rre menja. Kur dolen keta me burgim te perjetshem keta te tjeret e kane kollaj. Pastaj Henryn e kemi edhe te penes edhe te bythese dhe te idealit. Partia nuk i shkel spiunet i do fort.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *