• |
ide | kryesore

Ironia e Metës: Socialistët si specialista më kandiduan deputet se nuk pranonte askush

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar poetin e njohur Xhevahir Spahiu me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në ceremoninë e vlerësimit, kreu i shtetit ka thyer protokollin dhe ka treguar lidhjen e veçantë me Xhevahir Spahiun, për të cilin tha se ka meritën pasi e futi kreun e shtetit në politikë në 1992.

Meta tregoi se socialistët e futën si deputet në zonën e Skraparit, pasi nuk pranonte askush të kandidonte.

“Meqë protokolli u thye, po e thyej dhe unë. Ne kemi lidhje të veçantë, nëse disa nga ju më pëlqejnë mua nëse disa jo kjo është merita apo përgjegjësia e Xhevahir Spahiut se unë asnjëherë nuk kisha ndërmend të bëhesha deputet apo ti hyja jetës politike. Në 1992 iu luta Xhevahir Spahiut që të kandidonte në zonën e Skraparit nga vijmë të dy. Ai nuk pranoi, kështu që socialistët si specialista që ishin më futën mua aty me idenë që zgjidhu ti tani në 92 se nuk pranonte njeri e pastaj vazhdo ikë jashtë shtetit për studime e kështu me radhë. Kështu që Xhevo faleminderit për ato privilegje që unë kam patur në jetën politike sepse të jesh deputet është privilegj, por edhe për ato taksirate që kam patur”, tha Meta.



3 Comments

  1. Perse ngaterron Xhevairin ne budallalleqet e tua!? Ai eshte poet madje shume i mire dhe s’ka te beje fare me boten dhe shpirtin tend prej provinciali meskin.

  2. Dhe ti pranove te beheshe deputet ne Skrapas qe te shpetoje PS-ne ?
    Ne Skrapar dhe Ver Llapen te vesh nen emrin e PS-se do fitoje.
    Liro.
    Ke nevoje per doktor mer djale.
    S’ke faj… te ka zene hall i madh. Te jesh burri i Mones vetem nje jave dhe cmendesh. Jo me kaq vjet.
    Hajt , te shkuara.

  3. Ilir, edi kishte marre udhezime te prera nga amerika per te te arrestuar pasi ishe bere perandori i korrupsionit. lSI ishte pergatit, sala ishte pergatit, ne ishim pergatit kur papritmas ne menyre te pashpjegueshme edi te erdhi dhe tu fal ne zyre, te lutem na e shpjego pak ca ndodhi??? Ci the??? Cte tha???? Si shpetove???? Ca i dhe edit si kembim????? Keto na thuaj se jam kurioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *