• |
ide | kryesore

Jonuz sfidon Skënderbeun me precedentët: “I kemi mundur dy herë”

Sport



“Kemi luajtur dy herë me Skënderbeun dhe besoj se edhe në këtë ndeshje do të arrijmë të marrim tre pikë.” Me këto fjalë tekniku I Vllaznisë Mirsad Jonuz ka shprehur optimizmin për një fitore kundër Skënderbeut. Precedentët janë të gjithë në favor të Vllaznisë në këtë sezon, me shkodranët që kanë marrë dy fitore në të dy ndeshjet e luajtura. Avantazh psikologjik, por që edhe peshon nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, por ajo që Jonuz prêt në përplasjen e tretë, është vetëm parakalimi i korcarëve në renditje: “Është shumë e rëndësishme ndeshja me Skënderbeun. Skuadra vjen nga fitore 4 me 0 me Luftëtarin, kam folur edhe pas ndeshjes sepse kam pasur edhe kritika për lojtarë të caktuar, por gjatë këtyre ditëve kemi punuar për eleminimin e defekte të konstatuara. Skënderbeu ka lojtarë dhe sulmues të mirë dhe luajnë me shumë pasime”.

Shkodranët duhet të bëjnë në këtë sfidë pa dy lojtarë të rëndësishëm si Adili dhe Bardulla, por të tjerët i japin garanci teknikut për një ndeshje në nivelet e duhura, për më tepër që në idetë e Jonuz kjo përballje nuk lidhet vetëm me zonën playout, por mund të vlejë për Europën, duke përfshirë edhe skuadra të tjera në lojë: “Nuk e shoh këtë situatë vetëm me Vllazninë dhe Skënderbeun, ka edhe skuadra të tjera që janë afër me pikë. Me pak distancë pikësh janë Teuta, Laçi, Bylis, dy-tre pikë nuk janë ndonjë diferencë. Çdo gjë është e mundur sepse kemi një grup shumë të mirë dhe e di sepse kemi bërë edhe analizën e mendoj se nesër lojtarët tanë do të japin maksimumin në ndeshjen me Skënderbeun”.

Sfida direkt për të shmangur play out ka mbërritur për Vllazninë me favorin se do të luajë brenda mureve mike të Loro Boricit. Skënderbeu ka një pikë më shumë se shkodranët ndaj dhe 90 minutat e kësaj përballje shihen si shumë të rëndësishme nga tekniku Mirsad Jonuz, që kërkon të mbajë skuadrën në shinat e fitoreve, pas pokerit me të cilin ndëshkoi Luftëtarin në javën e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *