• |
ide | kryesore

Kanadaja refuzon të paguajë për Harry-n dhe Meghan

Paparazzi, Slider



Tani që Princi Harry dhe Meghan Markle janë duke u përpjekur të bëjnë një jetë sa më normale në Kanada, pasi u larguan nga monarkia dhe detyrat mbretërore, duket se vërtetë do fillojnë të trajtohen si gjithë të tjerët (si gjithë të tjerët, që nuk janë pjesë e ndonjë familje mbretërore domethënë). Fillimisht ata humbën titujt e tyre, pra nuk thirrën më “madhëria e tij”, “madhëria e saj”, ndërkohë që Mbretëresha i ka ndaluar të përdorin dhe emrin “Mbretërorët e Sussex”-it. Tani ata duken se do të humbasin dhe mbrojtjen qeveritare që kanë në Kanada.

Ditë e sotme, Policia Mbretëore e Kanadasë, lajmëroi se mbrojtja dhe siguria që i kanë mundësuar Meghan, Harry-t dhe djalit të tyre, Archie-t. që nga nëntori i 2019-ës, do të marrë fund në muajin mars. Për këtë çeshtje ka folur dhe Ministri i Sigurisë Publike atje, i cili së bashku me policinë bëri me dije se kanë mundur të ofrojnë shërbimet dhe bashkëpunimin e tyre gjithmonë kur ata ka qëndruar në shtetin e tyre, por në rrethanat e reja dhe me ndryshimin e statusit, mbrotja dhe siguria nuk do të jetë e mundur të ofrohet si më parë.

Këtë e gjë e ka konfirmuar dhe çifti i Sussex në website-n e tyre, por duke thënë se ato ende do të kërkojnë të kenë mbrojtje dhe siguri për shakak të profilit publik që kanë dhe gjithashtu për shkak të rreziqeve që mund t’i vijnë si pasojë e detyrës së mëparshme. Gjë që do të thotë se Harry dhe Meghan do të duhet të paguajnë vetë për këdo që do  punësojnë të qëndrojë pranë tyre gjatë gjithë kohës, pra si njerëzit “normalë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *