• |
ide | kryesore

Lady Gaga ritkthehet pas një viti mungesë

Paparazzi, Slider



Ka kaluar më shumë se një vit nga projekti i fundit muzikor i Lady Gaga-s, një bashkëpunim me Bradley Cooper për kolonën zanore të filmit “A Star is Born”.

Pasi i mungoi fansave të saj, Gaga është kthyer me një projekt shumë interesant, ku shfaqet me një look pink.

Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar projektin e saj të ri të titulluar “Stupid Love”, i cili vetëm 4 orë pas publikimit i ka kaluar 1 milion klikime në Youtube.

Tematika e kësaj kënge është lufta mes fiseve për të dominuar në një botë të mbushur me konflikte.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe është super ritmike, ndërkohë që fansat po presin me padurim projekte të reja nga Lady Gaga.

Shumë shpejt ajo do të  publikojë një album, detajet e të cilit nuk i ka bërë ende të ditura për publikun.

Ndërkohë, Gaga po shijon romancën me partnerin e saj të ri, Michael.

Madje, ajo vendosi ta bëjë publike lidhjen dhe ndan vazhdimisht poza me të dashurin në rrjete sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *