• |
ide | kryesore

Përplasje brenda koalicionit LDK-LVV, anulohet mbledhja e qeverisë së Kosovës

Lajme, Të fundit

Mospajtimet rreth heqjes së taksës me Serbinë mes të dy partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, LVV dhe LDK kanë bërë që të anulohet mbledhja e Qeverisë e paralajmëruar të mbahej në orën 16:00 të së premtes. Sipas asaj që shkruan Gazeta Express, mbledhja nuk u mbajt për shkak të përplasjeve rreth vendimit të kryeministrit Kurti për të hequr pjesërisht taksën 100%.

Në njoftimin e bërë për këtë mbledhje të Qeverisë nuk ishte publikuar as rendi i ditës. Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa janë shprehur “pro” heqjes së tërësisht të taksës dhe vendosjes së reciprocitetit vetën në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, nga LDK-ja kanë bërë thirrje që të anulohen vendimet që pengojnë vazhdimin e dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë. Qëndrim të pandryshueshëm vazhdon të mbajë Lëvizja Vetëvendosje në krye me kryeministrin Kurti, të cilët pavarësisht presionit dhe kërkesës së Ëashingtonit nuk dëshirojnë ta heqin tërësisht taksën. Kurti ka thënë se taksa do të hiqet në momentin e parë që vendoset reciprociteti.

Por ky qëndrim është në kundërshtim të plotë me kërkesat e Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ky i fundit ka kërkuar që të hiqet taksa menjëherë. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, pas një takimi që dje ka pasur me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

4 Comments

  1. Kurti ne siklet politik,kurti kujton se eshte kryetari i revoltave me gaz dhe bomba ne kuvend,dil nga endrra kur ti beje cfare doje neper rruget e prishtines,atehere nuk ishe politikan por nje marksist,sot perballe do kesh ameriken qe kerkon nga ty te besh politik realiste

    1. Cilen quan “politik realiste”? T’i perulesh tjetrit te ta bej shtepine lesh, te te bej zot ne shtepine tende?! Albini beri leshime, po gjerat kane kufi.

      Une e di, se Albini e ka te veshtire, po ketu duhet pare se interesave te kujt i sherben Grenelli, popullit mik (dhe shqiptaro-dashes) amerikan apo grupeve te caktuara filo-ruse dhe sorrosiane ne Departamentin e Shtetit Amerikan?! Per mua Albini duhet te resistoje deri ne fund, ne mos mbajtja e takses, te pakten reciprociteti, e te nxjerri njerzit ne shesh per ti treguar qeverive te perkohshme te shteteve te tjera se nuk mund te shkelen popujt aq kollaj.

      Dhe me e rendesishmja, per sa kohe keta udheheqes jane te sinqerte dhe atdhedashes i ndihmon Zoti, por ama po te merren me politika konjukturale dhe oportuniste nuk e kane te gjate. Do ngelen ne meshiren dhe tekat e te tjereve gjithe kohen.

  2. O miri fuqi plote,amerika te mban me ajef ty dhe albinin marksistin e fundit te ballkanit,besoj se ti miri I di mardhenjet qe amerika ka marksistet ne bite,me endershme nga albini do ishte te dale hapur kunder shba dhe te ftoje popullin qe ta mbeshtese dhe do shikosh sa do e mbeshtesin

    1. Per i paemer i 8:21 – Nje gje nuk e sqarove, cfare duhet te beje Albini tani, t’i ler te shtrohen kembekryq te huajt ne shtepine e tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu