• |
ide | kryesore

Publikohen mesazhet e Johnny për Amber, ‘Le ta mbysim’

Paparazzi, Slider



Gjykata e Lartë e Londrës lexoi së fundi disa mesazhe të Johnny Depp ku kërcënon me vdekje gruan e tij asokohe, Amber Heard.

Në nëntor të vitit 2013, Depp i dërgoi një mesazh aktorit Paul Bettany ku shkruan: “Le ta djegim Amber.” Në të njëjtën ditë, dërgoi një tjetër mesazh ku thotë: “Le ta mbysim para se ta djegim! Do përdhunoj kufomën e saj të djegur për t’u siguruar që ka vdekur.” Mesazhet u lexuan gjatë seancës së Depp kundër gazetës The Sun, pasi kjo e fundit botoi një artikull në 2018-n ku aludonte se Depp dhunoi fizikisht Heard. Avokatët e mëparshëm të Depp ndanë me avokatët e The Sun një arkivë prej 70 mijë mesazhesh.

Mesazhet u paraqitën nga The Sun për të vërtetuar se Depp ishte vërtet abusiv dhe i dhunshëm, por ai i mohon këto akuza. Heard thotë se Depp e dhunoi në një avion privat në maj të 2014-s. Avokati i Depp thotë se mesazhet vërtetojnë të kundërtën. Gjithashtu, Depp ka paditur Heard për shpifje në lidhje me një ese që ajo botoi në The Washington Post.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *