• |
ide | kryesore

“Sormani? Duhet të lëkundet fanella e arbitrit”: Rama kryqëzon Xhajën

Sport



“Për një vendosje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkopetent, unë nuk di çfarë të them”. Luan në sulm drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, duke akuzuar hapur arbitrin Juxhin Xhaja për episodet që vendosën ndeshjen.

Kartoni i kuq pas penalltisë së minutës së 12 dhe standardi i dyfishtë i shpërndarjes së kartonëve ka qenë pikë ku të kuqtë kanë kryqëzuar arbitrin, duke akuzuar për një sistem kundër të kuqve apo pro Tiranës: “Nuk e di si arbitri mbrapa porte mund t’i thotë arbitrit kryesor jep karton të kuq. Ku e keni parë, ma thoni që ta di dhe unë. Do ishte e bukur të fitonim për moral, por nuk fituam dot. I falëm Tiranës ndeshjen. Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *