• |
ide | kryesore

Teuta rigjen Arapin, kapiteni paralajmëron Kukësin: “Na bën punë vetë, fitorja”

Sport



90 minutat kundër Kukësit do të jenë një test i vështirë për skuadrën e Edi Martinit. Luhatjet e rezultateve nuk i kanë dhënë mundësinë shkodranit të ideojë një system loje të besueshëm, për më tepër që ethet e ndeshjes rriten edhe nga fakti se të dy formacionet vijnë nga humbje, që i bëjnë të etur për pikë. Vetëm se tekniku mund ti gëzohet një rikthimi, atij të kapitenit Renato Arapi: “Jam gati për nga kondicioni fizik, pas terapisë që kam bërë dhe ekos që kostatoi rikuperimin total. Tani i takon trajnerit të vendosë, por unë jam gati të ndihmoj skuadrën në fushë”, deklaroi Arapi në konferencë për shtyp.

Pa kapitenin Arapi, i dëmtuar pikërisht në suksesin 1-0 me Bylis, në të katër ndeshjet Teuta ka pësuar rregullisht gol. Rikthimi i kapitenit për ndeshjen delicate me Kukësin do të jetë një motiv më shumë për bregdetarët dhe qendërmbrojtësi është gati të justifikojë besimin në fushën e Niko Dovanës. Për Teutën, në fakt, është mundësia për tu kthyer në shinat e suksesit në ndjekje të një vendi në Europë: “Në këtë moment që flasim ajo që na bën punë është vetëm fitorja – tha mbrojtësi – . Asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës, por ne do të përpiqemi të kthehemi tek fitorja, sepse për objektivin që kemi duhet vetëm fitorja”.

35 pikë për durrsakët, që janë në shoqërinë e Lacit dhe ndjekin me vëmendje ngjarjet e derbit për të parë nëse mund të kapin të kuqtë, që aktualisht janë vetëm 3 pikë larg, gjithnjë pa harruar Bylis e Skënderbeun që gjithashtu nuk e përjashtojnë veten nga zona europiane e renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *