• |
ide | kryesore

Top Talent/ Genc Salihu: Më keni heq butonin, më keni dhënë presionin!

Paparazzi, Slider



I ftuari I mbrëmjes në natën e gjashtë të spektaklit “Top Talent 3” në Top Channel ka qenë artisti nga Kosova, Genc Salihu. Ai vjen si anëtar I pestë I paneli të jurisë, gjetje kjo e autores së spektaklit Ilda Lumani, që I ka dhënë mjaft ritëm dhe dinamikë spektaklit. Dhe sigurisht kur vjen fjala për Gencin, I cili përtej muzikës së bukur që bën, është edhe një personazh mjaft I artikuluar dhe me ‘background’ muzikor të gjerë, ku komentet dhe batutat bëjnë edhe më të bukur gjykimin e tij. I tillë ishte pothuajse pas ccdo konkurrenti, që ishte pjesë e fazës së dytë të Top Talent, ku Genci me fuqinë e tij të fjalës emocionoji, por edhe solli edhe plot situate gazmore. “Më keni heq butonin, më keni shtu presionin”, pohoi ai në një moment, pas performancës së një konkurrenteje, batutë kjo që nuk kaloji pa të qeshura nga juria dhe publiku në studio.
“Top Talent”, i cili pati dy sezone modest në të shkuarën, këtë edicion ka ardhur i kompletuar si një spektakël i mirëfilltë, duke rrëmbyer vëmendjen e audiencës dhe kthyer në temë diskutimi. Konkurrentët, që sollën kategori nga më të ndryshmet në garë evidentuan jo pak talente, për të cilët tashmë ka edhe tifozë.  Ndërkaq, juria interesante, me personazhe si Hervin Cculi, Jonida Vokshi, Anita Haradinaj dhe Olti Curri kanë rezultuar një kombinim interesant, që ka prodhuar lajm ccdo javë të transmetimit të këtij shoë, ku sigurisht nuk kanë munguar edhe lajmet rozë prej tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *