• |
ide | kryesore

Video/ Dy penallti në 4 minuta: Tirana përmbys Partizanin me një lojtar më pak

F1, Sport, Video



Derbi i jashtzakonshëm, me tre gola në 18 minuta. Avantazhit të shpejtë të Partizanit, i përgjigjet Tirana me dy penallti në harkun e katër minutave, me përmbysjen që nisi nga një gafë skandaloze e mbrojtjes së të kuqve. Bitri e Belica ngatërrohen me njëri-tjetrin duke i dhënë mundësinë Torassa të shfaqet përballë Hoxhës, duke detyruar Bitrin ti shkëktojë faull. Penallti e karton i kuq nën protestat e lojtarëve të Partizanit, që nuk ndaluan Bathën të shënojë golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Ish-mesfushori i Partizanit i shkakton hidhërimin e dytë në minutën e 18 të kuqve, me një tjetër ish-lojtar që rrëmbeu penalltinë e dytë në favor: Torassa u pengua nga Telushi dhe Batha është përsëri i saktë nga pika e bardhë, duke përmbysur derbin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *