• |
ide | kryesore

Video/ Tirana i bën spektakël 5-1: Partizani i sulet arbitrit Juxhin Xhaja

F1, Kryesore, Sport, Video



Një derbi që nisi mirë e përfundoi si mos më keq për Partizanin. Episodet fundosën skuadrën e Sormanit që praktikisht luajti gjithë ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bitrit, në penalltinë e parë, nga dy të akorduara nga një i kontestuar Juxhin Xhaja në favor të Tiranës, që më 5-1 e fiksuar në derbi konsolidon kreun e kampionatit dhe e sheh veten më pranë titullit kampion.

E të mendosh që impakti i Partizanit me ndeshjes ishte i jashtzakonshëm: të kuqtë ishin agresivë, e në 80 sekonda rrezikuan dy herë portën e Likës, nuk morën një 11 metërsh për një prekje evidente me dorë në zonë, përpara se Melo Cordeiro të shënonte një gol spektakolar në minutën e 2 të sfidës me Tiranën. Të kuqtë i bënë një start blic ndeshjes, duke ia bërë bardhebluve jetën të vështirë….por vetëm për 10 minuta.

Ekzaktësisht aq, sepse avantazhit të shpejtë të Partizanit, i përgjigjet Tirana me dy penallti në harkun e katër minutave, me përmbysjen që nisi nga një gafë skandaloze e mbrojtjes së të kuqve. Bitri e Belica ngatërrohen me njëri-tjetrin duke i dhënë mundësinë Torassa të shfaqet përballë Hoxhës, duke detyruar Bitrin ti shkaktojë faull. Penallti e karton i kuq nën protestat e lojtarëve të Partizanit, që nuk ndaluan Bathën të shënojë golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Ish-mesfushori i Partizanit i shkakton hidhërimin e dytë në minutën e 18 të kuqve, me një tjetër ish-lojtar që rrëmbeu penalltinë e dytë në favor: Torassa u pengua nga Telushi dhe Batha është përsëri i saktë nga pika e bardhë, duke përmbysur derbin. Ajo që të kuqtë nuk kanë gëlltitur dot ka qenë standardi i dyfishtë që ka përdorur arbitri Xhaja, që ka toleruar në disa raste lojtarët e Tiranës, më flagrante ndërhyrja e Bathës, po karton nuk pati.

Sikur të mos mjaftonin dy penalltitë me të cilat Tirana përmbysi derbin dhe një lojtar më pak që në minutën e 13 të ndeshjes, Partizani shënoi edhe një autogol skandaloz në portën e tij. Hektor Idrizi devijoi në portën e tij, duke tradhëtuar Hoxhën në krosimin e Ngo’o në minutën e 63. Derbi i kryeqytetit tashmë ishte i vendosur…

Një derbi që përfundoi në mënyrën më të keqe për Partizanin, që në fundin e ndeshjes me Tiranën, pësoi edhe dy gola që i japin përmasa humbjes së të kuqve. Muci shënoi golin e katërt në minutën e 81, duke ndjekur mirë aksionin e duke dërguar në rrjetë topin e kthyer nga grushtimi i Hoxhës.

Asgjë për të shpëtuar në këtë ndeshje dhe llogaritë sulmuesi i ri bardheblu i mbylli vetë, me golin e pestë, direkt nga goditja e dënimit në minutën e parë shtesë. Super gol i talentit bardheblu që befason Hoxhën dhe fikson një rezultat që do të mbahet mend. 47 pikë për Tiranën, që tani pret e qetë sfidën e Kukësit (42) në Niko Dovana, ndërsa Partizani duhet të heqë dorë nga titulli, nëntë pikë nga bardheblutë dhe të shohë shanset për një vend në Europë, ku beteja do të jetë e ashpër.



16 Comments

    1. Eeeeeerdhen nga katundi gjithe ketooo katundareeee. Parizaniiiii do te shkojeeeee shpejt ne ciempioinioninon liga. E duam e duam e duam parizarin. E duam e duam e duam parizarin . Arin parizarin. Na hongshi parizarin. Kaq. Rrofte rilindja

    1. Kishte lezet kur ndeshjet i fitonte shoku Petrit Dume kur hynte ne stadium ne maje te kalit. Morrat i ka marre malli per ate kohe

    2. E dija qe je tifoz i parizanit. Rrofte parizani. Rrofte lufta nacional clirimtare. Rrofshin koooooperativat. Rrofsh dhe ti. Shaj pak tani na e trego kulturen tende anti shpellare

  1. Tirana dhuroi spetakel ne fushe dhe tribuna. Nje tifozeri e super organizuar dhe shume me e madhe se ajo e Lapraksave ushtarake te Partizanit. Arbitri per mua eshte nga gjykimet me te mira. Perjashtuar nje te verdhe me shume tek Batha por qe nuk do ndyshonte asgje. Pastaj kori I Tironsave ,poshte komunistat e deri tek shtype morrin e kuq ishin spetakel.

    1. Ik o deshmitar karee..tirana nuk beri asgje. Edhe me 10 lojtar partuzani ju mbyti ju. Tju rrojne alitrat se nevend qe te ishit ju me 10 lojtar qe ne min e 9te ju ndihmoje na la ne me 10te zebrat e savanes afrikane

      1. Kur thoni dhe spektakel???
        Tirana vetem golin e fundit qe beri per merite te Muçit..per te tjeret meriten kryesore e ka albitri por edhe vete partizani
        Jo pak meriet ka dhe federata..
        Por dhe Gaz Demi qe e politizoi Partizonin duke bere drejtor vellain e kallam deshtakut.

  2. Vetem Tirona bon 5 gola pa lujt fare. Hajde Federate qe kemi. Mire qe manipulojne ndeshjes por i bejne dhe trashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *